Hidromorava

Nxënësit e revistës shkollore “Jehona” të Smirës takojnë kryetarin e komunës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Një delegacion i nxënësve të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” të fshatit Smirë, janë pritur në një takim nga i pari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Njeherit në këtë takim, nxënësit realizuan edhe një intervistë të përbashkët me kryetarin Haliti, për botim në Revistën shkollore “Jehona” e cila është në përgatitje për botim të numrit të dytë.

Nxënësit, por edhe personeli i shkollës, kanë falënderuar Institucionet komunale, përkatësisht Drejtorin për Kulturë Rini e Sport në Viti, për mbështetjen financiare të botimit të revistës së numrit të parë, ndërkohë që premtuan se do të vazhdojnë me një përkushtim të shtuar të punojnë në numrat vijues, duke i ofruar nxënësve të kësaj shkolle informacione por edhe promovimin e rezultateve të tyre.

Fundamenti

Kryetari Haliti me këtë rast ka thënë se Institucionet komunale janë të përkushtuara për të inkurajuar dhe mbështetur iniciativat e tilla, që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në procesin mësimor, por edhe ka përmendur edhe mbështetjen e vazhdueshme që komuna në bashkëpunim me donator ka dhënë në përkrahjen e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme në sigurimin e bursave.

Në këtë takim, kryetari Haliti iu përgjigj edhe pyetjeve të nxënësve që i parashtruan rreth punës dhe aktiviteteve komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.