Nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini” njihen me kabinetin e kryetarit

Gjilan – Në një takim miqësor që ka pasur Qemajl Mustafa me një grup të nxënësve të Gjimnazit “Zenel Hajdini” këta të fundit thanë se kanë mësuar shumë nga puna e përditshme që bënë kryetari i komunës .
Elbonita Rashiti nxënëse e klasës X17 në Gjimnazin “Zenel Hajdini” ndihej e lumtur derisa së bashku me kolegët e saj po vizitonte rezidencën e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa. Ajo tha se në kuadër të vizitës ishte e paraparë tema :”Komuna – Përbërja -Struktura e Komunës dhe Detyrat – Përgjegjësitë e Kryetarit të Komunës”
“Edhe pse jam nxënëse e shkollës së mesme, kur hyra në ndërtesën e komunës ndjeja veten më me vlerë. Ishte ditë e mërkurë ora 16:30 kur kryetari i komunës na priti në zyrën e tij, ishte shumë emocionuese për ne nxënësit që ishim të veshur me uniformat e shkollës”rrëfeu për takimin ajo.
Rashiti tutje tha se duke shikuar për tu rehatuar në zyrën e tij, vërtetova se kryetari ka shumë detyra dhe përgjegjësi se si me vështirësi gjeti kohë për të mbajtur orë me ne, duke u marrë me problemet dhe hallet e qytetarëve të tjerë.
Rashiti tha se në takim me Mustafën kemi folur për atë se çfarë kemi mësuar për Komunën, Përbërjen, Strukturën, Detyrat dhe Përgjegjësitë e kryetarit. Duke e bërë profesoreshën Tevide Ahmeti krenare me ne, duke e lavdëruar punën e pandërprerë të saj, duke falënderuar këshillat që ajo na i dërgon neve gjithmonë.
Kryetari Mustafa na ka njohur me historikun dhe organizimin e institucioneve komunale. “Ne bënim pyetje kurse ai na kthente përgjigje pa përtesë. Dua të them se për mua ishte krenari, privilegj që mora pjesë në orën me Kryetarin sepse mësova shumë dhe shkaktarë i gjithë kësaj përvoje 80 minutash ishte falë zgjedhjes dhe punës së profesoreshës Tevide Ahmeti” ka thënë Rashiti./rajonipress/