Mobi Casa

Nxënësit e Dobërçanit, të parët në garat e gjuhës angleze

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rezultatet e arritura në këtë garë ishin: Në konkurrencën e klasëve të 8-ta, nxënësja Zamira Kastrati e zuri vendin e tretë. Në konkurrencën e klasëve të 7-ta, nxënësja Brikena Kqiku e zuri vendin e dytë. Në konkurrencën e klasëve të 6-ta, nxënësi Jon Kqiku, e zuri vendin e parë.

Në konkursin e garës së quajtur “Write-On”, e cila është një garë ndërkombëtare ku marrin pjesë shumë shtete të botës, tash e dy vite kjo garë është sjellë edhe në Kosovë nga vullnetarët e “Korpusit të Paqes (Peace Corps)”, për tu dhënë mundësi nxënësve kosovarë që të praktikojnë gjuhën angleze në një mënyrë të re, e cila fokusin kryesor e ka në krijimtarinë dhe imagjinatën e nxënësve, duke shkruar ese në gjuhën angleze.

Brenda një ore, nxënësit kishin mundësi që të shkruajnë ese për dy tema të cilat nuk i kanë patur të njohura paraprakisht.

Në këtë vit, nga të gjitha shkollat e Kosovës në të cilat janë të pranishëm vullnetarët nga Korpusi i Paqes, janë shkruar më shumë se 200 Ese dhe janë vlerësuar nga juria e cila përbëhej nga pesë mësues amerikan të cilët kishin çelësin prej 1-10 pikë për të vlerësuar secilin ese të shkruar.

Uji Dea

Në këto gara morën pjesë edhe nxënësit nga shkolla “Nazim Hikmet” nga Dobërçani, të cilët ishin përgatitur për një kohë të gjatë, duke mbajtur orë mësimore shtesë nga vullnetarja e Korpusit të Paqes në shkollën tonë, Leila Ali, e cila me përkushtimin e saj maksimal ka arritur që të fitojë këto gara në nivel kombëtar në Republikën e Kosovës.

Rezultatet e arritura në këtë garë ishin:
– Në konkurrencën e klasëve të 8-ta, nxënësja Zamira Kastrati e zuri vendin e tretë.
– Në konkurrencën e klasëve të 7-ta, nxënësja Brikena Kqiku e zuri vendin e dytë.
– Në konkurrencën e klasëve të 6-ta, nxënësi Jon Kqiku, e zuri vendin e parë.

Eseja e Jon Kqikut do të konkurrojë në garat ndërkombëtare dhe shpresojmë se do të arrijë rezultate të shkëlqyera!

Shkolla jonë, i uron nxënësit për këto rezultate të shkëlqyera dhe përgëzojmë vullnetaren Leila Ali për punën, kontributin, vullnetin dhe sukseset e arritura me nxënës ka njoftuar Rexhep Arifi./rajonipress/