Uji Dea

Nxënësit e brezit kufitar në Karaçevë nuk marrin dëftesat, akuzojnë ministren Nagavci

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Bashkësia lokale nuk do të lëshoj pe derisa të mbushen kërkesat e klasës XIX, guri s`kem me lënë pa e lëviz sepse është me të drejtën ndërkombëtare që të shkollohemi në lokalitetet përkatëse, ku i plotësojmë të gjitha kriteret për mbarëvajtjen e mësimit.

Bashkësia lokale shpreh shqetësime dhe brenga për hallet që shkolla fillore “Asllan Thaçi”, që kanë vijuar mësimin nxënësit në këtë shkollë prej klasës së parë e deri në klasën e nëntë.

Mësimi është mbajtur me ndihmën e ministres së arsimit z.Arberije Nagavci ka përfunduar mësimi, mirëpo nxënësit e klasës së nëntë kanë kryer këtë vit dhe kanë kryer testin e semi maturës dhe nuk kanë marr dëftesat e klasës së 9 për të vijuar mësimin në shkollat e mesme apo ku të dojnë të regjistrohen.

“E nderuar ministre po ju drejtohemi juve me këtë shkresë apo kërkesë si do ta quani, ne 10 nxënësit e klasës 9 nuk arritëm t`i marrim dëftesat nga shkolla fillore “Asllan Thaçi”, ku këtu kanë vijuar mësimin dhe kemi përfunduar mësimin sepse ato ishin të mbyllura nga komuna, mirëpo megjithatë është breng shumë e madhe që mbetën 10 nxënës pa u regjistruar edhe vet nxënësit ishin të brengosur pse premtoi ministria e arsimit edhe na mashtroi dhe ne sot bredhim rrugëve të brezit kufitar dhe nuk morëm dokumentacionin përkatës për të vazhduar mësimin në shkollën e mesme” citon Selver Lenjani brengat e nxënësve.

Eco Higjiena

I nderuar kryeministër i shtetit të Kosovës z.Kurti e nderuar presidente e republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe i nderuar parlamentar Glauk Konjufca institucione te republikës së Kosovës, po kërkojmë ndihmën e juaj që të marrim dëftesat e klasës 9 na ndihmoni që të marrim dokumentacionin përkatës për të vijuar mësimin me tutje dhe mos të bredhin nxënësit rrugëve sepse nxënësit e brezit kufitar janë pik e ndejshme dhe të nderuar delegat të Republikës së Kosovës, kemi një kërkesë për ju na ndihmoni që të pajisemi me dokumentacione nxënësit e brezit kufitar lusim edhe të gjithë liderët e partive politike na ndihmoni është kërkesë e nxënësve dhe e bashkësisë lokale që të pajisen me dokumentacion të protokolluar.

Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e Bashkësisë lokale të merret urgjentisht për nxënësit e brezit kufitar-KARAÇEVA.

Bashkësia lokale nuk do të lëshoj pe derisa të mbushen kërkesat e klasës XIX, guri s`kem me lënë pa e lëviz sepse është me të drejtën ndërkombëtare që të shkollohemi në lokalitetet përkatëse, ku i plotësojmë të gjitha kriteret për mbarëvajtjen e mësimit.

Ndryshe mbi 100 nxënës numëron kjo shkollë thuhet në reagimin e Selver Lenjanit kryetar i Bashkësisë Lokale në këtë fshat./rajonipress/