Uji Dea

Numri “fatlum” dhe ndeshja që vendosi titullin, rrëfehet kampioni Rrahmani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Amir Rrahmani shijoi një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin. Duke mbërritur deri në çerekfinalet e Champions League dhe duke fituar titullin kampion në Itali, që në qytetin pasionant të Napolit mungonte prej 33 vitesh.

Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili mban shiritin e kapitenit te përfaqësuesja e Kosovës, u është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve.

“A kam luajtur gjithmonë si mbrojtës? Po, që kur kam nisur të luaj futboll jam aktivizuar si mbrojtës. Por, në fillimet e mia kam bërë edhe rolin e mesfushorit ‘shkatërrues’.

Numri 13? Në fillim luaja me numrin 18. Kur mbusha 21 vjeç ndërrova skuadër dhe zgjodha numrin 13. E dini pse? Sepse të gjithë thonin që është një numër i pafat. Por me mua ndodhi e kundërta”, thekson 29-vjeçari nga Prishtina.

GRANDEMALL

Më pas një koment për fitimin e titullit kampion. Dhe momentin vendimtar ku ai dhe shokët e tij filluan të besonin te triumfi. Luhej Napoli-Atalanta (2-0). Kvara zhbllokonte sfidën me një eurogol, më pas realizim i bukur me kokë i mbrojtësit dardan.

“E kuptuam që do të shpalleshim kampionë kur mposhtëm Atalantën në ‘Diego Maradona’. Krenari e madhe, fituam titullin pas 33 vitesh. Tani e dimë që kemi më shumë përgjegjësi mbi supe”, deklaroi Rrahmani.

Në fund, kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur: “Marcus Rashford“.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.