Mobi Casa

Numër i madh i analfabetëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Isme Kastrati nuk di as shkrim e as lexim. Prindërit nuk e kishin lejuar që ajo të shkollohet, përkundër dëshirës që kishte. Edhe pse në moshë, Ismen e brengos fakti që është analfabete. “Baba nuk ka pranuar që unë të shkoj në shkollë, edhe pse kam pasur dëshirë. Atëherë kështu ka qenë”, thotë gruaja që ka kaluar të shtatëdhjetat. Edhe sot, thotë se e brengos ky fakt.

“Asnjëherë kur të shikoj ndonjë film, apo emision nuk di saktë se çka po thuhet”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Sipas të dhënave demografike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i analfabetëve në Kosovës është 55 mijë. Prej tyre, mbi 11 mijë janë meshkuj dhe mbi 43 mijë janë femra. Të dhënat për shkrim-leximin janë mbledhur dhe janë paraqitur për personat 10 e më shumë vjeç, që nuk kanë arsim formal dhe ata të cilët nuk kanë asnjë nivel të përfunduar shkollimi.

Afërdita Jaha, zyrtare për Arsim Joformal në Ministrinë e Arsimit, thotë se MASHT-i në Planin Strategjik të Zhvillimit të Arsimit 2011-2016, objektiv ka gjithpërfshirjen dhe mësimin gjatë gjithë jetës, si bazë të tërë sistemit arsimor dhe si të drejtë dhe obligim ndaj qytetarëve…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.