GRANDEMALL

Nuk votohet rezoluta për reciprocitet me serbët e Veriut të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bujanoc– Seanca e VII-të e Kuvendit Komunal të Bujanocit, ishte e vëllimshme prej 67 pikash, të cilat u shoqëruan me një varg debatesh të nxehta, replika dhe akuza mes këshilltarëve të koalicionit qeverisës dhe këshilltarëve të partive opozitare, njofton “Presheva jonë”.

Seanca filloi të politizohet kur opozita shqiptare, pikërisht kur shefi i këshilltarëve të LPD-së Adnan Salihu, kërkoi të futet në rend të ditës, shpallja e “Rezolutës për reciprocitet me serbët e Veriut të Kosovës”.

Për ta futur në rend të ditës këtë mocion votuan të gjithë këshilltarët shqiptarë në pozitë dhe opozitë.

Uji Dea

Mirëpo, në ditën e dytë kur u debatua për këtë pikë kryesia e kuvendit kishte përgatitur disa konkluzione, të cilat nuk i pranuan këshilltarët shqiptarë në opozitë, të cilët insistonin të formohet një komision për harmonizimin e konkluzioneve të paraqitura edhe nga partitë tjera.

Propozimi i këshilltarëve nuk u pranua nga drejtuesit e kuvendit, të cilët e hodhën në votim mocionin me konkluzionet e përgatitura me palën serbe, të cilat pastaj do t`ía drejtojnë institucioneve më të larta në Serbi dhe Kosovë.

Në këto konkluzione parashihet heqja e policave të sigurimit në kufirin me Kosovën, dokumentet e identifikimit e probleme të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.