Nuk rehatohet “Zabeli”

Gjilan – Besim Rexhepi qytetar nga lagja e “Zabelit” thotë për rajonipress se kanalizimi dhe kundërmimi që po krijohet në këtë lagje e ka bërë jetën të padurueshme. Sipas tij edhe ai kanalizim që është rregulluar nuk është ndrequr si duhet dhe kjo po krijon telashe për banorët.
Disa banorë të lagjes së “Zabelit” vazhdojnë të ankohen për infrastrukturën e dobët që ka kjo lagje dhe për problemet që atyre u sjellë kanalizimi i rregulluar jo mirë.
Besim Rexhepi tha për rajonipress se shiu më i vogël që bije shkakton telashe në këtë lagje. “Kanalizimi na benë shumë pengesë sepse nuk është rregulluar si duhet. Është ndrequr keq kurse vështirësitë janë të shumta për të lëvizur lirshëm”.
Rexhepi thotë se shumë është premtuar për “Zabelin” por fare pak është investuar.”Tek “Zabeli” nuk ka nevojë të bëhet marketing politik sepse këtu ka nevojë shumë për investime. Është një lagje që ka kërkesa të shumta dhe emergjente” shprehet ai./rajonipress/