Fundamenti

Nuk rehatohet kryepensionisti, kërkon sërish llogari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Muharrem Bajrami kryetar i Shoqatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës (FSPIP) nuk po rehatohet dhe nuk po mund të pajtohet që të gjitha lokalet të shfrytëzohen në emër të Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Gjilan.

Muharrem Bajrami kryetar i FSPIP ende nuk ka hequr dorë siç thotë ai nga e drejta që edhe kjo shoqatë që sipas tij ka mbi 1500 pensionistë kah vetja, mos ti shfrytëzojë lokalet që aktualisht shfrytëzohen nga Organizata Komunale e Pensionistëve që udhëhiqet nga Jonuz Emini, raporton rajonipress.

Kjo përplasje mes Bajramit dhe Eminit është e kahershme dhe realisht ka pasur hetime në të dyja palët, por problemi ka mbetur i pazgjidhur.

Bajrami tani insiston që lokalet e shumta që keqpërdoren nga Organizata Komunale e Pensionistëve të dorëzohen dhe të shfrytëzohen edhe nga FSPIP.”Është e padrejtë që Organizata Komunale e Pensionistëve të keqpërdor të gjitha objektet e ndërtuara nga fondi pensional dhe invalidor i ish BVI-së. Për 14 vite kjo organizatë komunale nuk i ka dhënë askujt llogari për dhënin me qera të objekteve siç është restoranti i pensionistëve, një lokal te argjendarët dhe një qebaptore”.

UBT

Bajrami tha se disa herë ka kërkuar që këto objekte të jepen në shfrytëzim edhe Sindikatës Pensionale të Invalidëve të Punës.

Bajrami për të qenë më i vendosur rreth kërkesës dhe ultimatumit të tij ka përgatitur edh enjë Kallëzim Penal që përmban të dhëna dhe shifra për qindra mijëra euro keqpërdorime.

“Unë e kam deponuar në Prokurorinë e Gjilanit këtë kallëzim dhe pres përgjigje të shpejt” tha Bajrami./rajonipress/