ARKATANA

Nuk po lexohen libra, por skripta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pavarësisht motit të keq dhe numrit të vogël të interesuarve për të blerë libra, në hyrje të sheshit “Nënë Tereza”, gjithmonë e gjen shitësin ambulant i cili del në orët e hershme të mëngjesit deri në orë të vona mbrëmjes.

Është ky shitësi i librarisë “Buzuku” Besian Zeneli, i cili përveç hapësirës në lokalin e tij, ai del edhe në shesh që të shesë librat e tij. Duket se interesimi i lexuesve më tepër i përket romaneve.

Çmimet e librave që ai ka, janë prej katër deri në dhjetë euro. “Interesimi i lexues nuk është edhe aq i madh, kjo për shkaqe sociale e ndoshta edhe pse nuk e kemi një kulturë të lexuarit ne si popull”, thotë Zeneli.

GRANDEMALL

Fakt tjetër shqetësues mbetet edhe çështja e të rinjve apo studentëve të cilët 90 për qind të literaturës së tyre e kanë të ndarë me skripta.

Sipas shitësve të librave vërehet një interesim shumë i vogël i studentëve që të lexojnë libra të tjerë pos atyre që janë të caktuar nga profesorët e tyre. “Ne kemi edhe libra akademik e universitar por mund të them se vetëm dhjetë për qind e të rinjve i blejnë ato”, ka shtuar Zeneli .(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.