Nuk përfillë urdhrat e zyrtarëve policor, arrestohet shqiptari nga Lugina
Gjilan – Në fshatin Hodonoc të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi i njëjti fillimisht nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor dhe nuk ishte ndaluar në pikë kontrolli. I dyshuari në ikje e sipër me veturën e ti ka goditur një veturë civile si dhe veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.
Policia ka arrit ta ndaloj të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


