GRANDEMALL

Nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se qytetarët e Kosovës kanë shumë probleme tjera dhe ky fakt, sipas saj, do të duhej të ishte argument i mjaftueshëm që përfaqësuesit e popullit ta tejkalojnë këtë situatë.

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Prishtinë nuk do të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës politike në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se pozita dhe opozita nuk po arrijnë pajtim për vazhdimin e seancave.

Legjislativi ka më shumë se një muaj që është bllokuar nga deputetët e opozitës, madje këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës në dy seancat e fundit, duke e pamundësuar mbajtjen e seancave plenare pa tërheqjen e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Eco Higjiena

Edhe presidentja Atifete Jahjaga gjatë dy ditëve të fundit ka takuar drejtuesit e partive parlamentare, në përpjekje për ta zhbllokuar punën e Kuvendit, mirëpo asnjëra nga palët nuk po lëshon pe në kërkesat e tyre.

Opozita po kërkon tërheqjen e marrëveshjeve, gjë të cilën nuk po e pranojnë partnerët e koalicionit qeverisës. Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se qytetarët e Kosovës kanë shumë probleme tjera dhe ky fakt, sipas saj, do të duhej të ishte argument i mjaftueshëm që përfaqësuesit e popullit ta tejkalojnë këtë situatë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.