UBT

Nuk ndalet Ruhan Kurteshi me kërkesa

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sipas Ruhan Kurteshit jeta e qytetarëve në këtë fshat është bërë e rënd në mungesë të rrugës. Kërkojmë nga ju që urgjentisht të hartoni projektin dhe të filloni me asfaltimin e rrugëve që qojnë nëpër lagjet e fshatit Selishtë ka thënë Kurteshi koordinator i Iniciativës Qytetare në Zhegër (IQZH) në kërkesën e tij drejtuar udhëheqje komunale dhe zyrës së projekteve.

Ruhan Kurteshi nuk e ka ndërmend të ndalet me kërkesat e tij adresuar pushtetit komunal. Ai është shumë aktiv dhe shpreson që kërkesat e tij të arrijnë në adresën e duhur. Ai së fundit po kërkon asfaltimin e rrugës Zhegër – Selishtë.

Në arsyetimin e tij thuhet se gjatë këtyre viteve si pasojë e mungesës së rrugëve për fshatin Selishtë, respektivisht të tri lagjeve të këtij fshati ka pasur shpërngulje të këtyre lagjeve. Tendenca e shpërnguljes edhe sot e kësaj dite është aktuale posaçërisht për shkak të gjendjes shumë të keqe të rrugës Zhegër – Selishtë.

Uji Dea

Sidomos gjatë stinës së dimrit kjo rrugë është e pakalueshme. Për çdo ditë nëpër këtë rrugë me gjatësi 4 km vështirë të kalueshme , udhëtojnë me dhjetëra nxënës për në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër, në paralelet e ndara në Haxhaj dhe shkollat e mesme ka shkuar në kërkesën e tij Ruhan Kurteshi dërguar Fadil Osmanit menaxher në zyrën e projekteve.

Sipas Kurteshit jeta e qytetarëve në këtë fshat është bërë e rënd në mungesë të rrugës. “Kërkojmë nga ju që urgjentisht të hartoni projektin dhe të filloni me asfaltimin e rrugëve që qojnë nëpër lagjet e fshatit Selishtë” ka thënë Kurteshi koordinator i Iniciativës Qytetare në Zhegër (IQZH)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.