Eko Higjiena

Nuk ndalet kënga e Blerimit, mbi 100 mijë klikime për pak ditë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – E titulluar “Sa herë”, kënga e Blerim Malokut tashmë ka pushtuar tregun muzikor. Vetëm për një javë kjo këngë ka arritur mbi 100 mijë klikime. Jam shumë i kënaqur që kënga po dëgjohet nga adhurues të shumtë të zhanrit tim. Kjo më bënë krenar dhe më shtinë të mendoj për projekte edhe më madhore tha gjilanasi Blerim Maloku.

Blerim Maloku sot ka dy gëzime të veçanta. E para për pak ditë të lansimit të këngës së tij “Sa herë”, ka arritur një rekord klikimesh, mbi 100 mijë. E ky fakt Blerimin e bënë krenar dhe thotë se ky fakt e obligon atë që para adhuruesve të tij të mendoj për projekte edhe më madhore.

Dhe e dyta ai sot mbush 39 vite. Ditëlindja e tij e gjen atë me prezantime shumë serioze dhe shpresëdhënëse për muzikën e mirë burimore shqiptare.

Kënga “Sa herë” definitivisht ka depërtuar pothuajse në çdo shtëpi kosovare dhe këtu në mërgim. “Unë nuk kam bërë shumë as marketing e as propagandë, ashtu siç bëjnë të tjerët. Ia kam lënë cilësisë dhe vetë dhuruesve të vendosin për vlerësimet. Deri tani jam tejet i befasuar me reagimin edhe të kritikëve të muzikës të cilët i kanë dhënë nota të larta anës artistike dhe muzikore këngës’ shprehet Maloku për rajonipress.

ARKATANA

Ndryshe këngëtari gjilanas Blerim Maloku i cili ka një kohë të gjatë që jeton në Zvicër të shtunën e kaluar ka lansuar këngën më të re “Sa herë” me tekst e muzikë të Ilir Beranit, orkestrimi Ardian Kastrati kurse klipin Bug Producent.

Maloku thotë se ka punuar me shumë përkushtim e dashuri në mënyrë që kënga që ka motiv të dashurisë të jetë e kapshme për publikun.”Mendoj se ky edhe është çelësi i suksesit tim dhe i këngëve të mija. Gjithmonë mendoj gjatë dhe mendoj me zemër kur plasojë këngë të reja. Nuk bëjë projekte vetëm sa për të thënë. Unë godas rrallë e për mallë” shprehet Maloku.

Vetë fakti që Blerim Maloku që i takon gjeneratave të reja të këngëtarëve po mundohet të ruaj muzikën e mirëfilltë shqiptare, duke e kultivuar e avancuar atë dëshmon për një karrierë të suksesshme të tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.