Uji Dea

Nuk ndalet Kadriu i AAK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, së bashku me shumë anëtarë të tjerë të kësaj dege, të dielën kanë meremetuar rrugën „Lot Vaku“ , e cila gjendet në lagjen e re në Gjilan. Kjo rrugë, e cila do të duhej të rregullohej nga Kuvendi Komunal, por që ishte anashkaluar nga ta qysh prej disa vitesh, është rregulluar të dielën, me vet-iniciativë të kryetarit të AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu.

Këtë aksion të AAK-së Dega në Gjilan, e kanë mirëpritur dhe përshëndetur vet banorët e lagjes, të cilët janë shprehur mirënjohës për zotëri Kadriu dhe kontributin që ai po jep.

Haki Maksuti, banor i kësaj lagje ka thënë se është hera e parë që dikush interesohet për rregullimin e lagjes së tyre. Ai ka falënderuar Rexhep Kadriu dhe të gjithë anëtarët tjerë që morën pjesë në këtë aktivitet.

Fundamenti

Ndërsa, edhe Feriz Misini, poashtu banor i kësaj lagjeje, është shprehur falënderues për aktivitetin e AAK-së Dega në Gjilan, duke thënë se të tillë njerëz i duhen qytetit tonë.

Rreth 100 shtëpi të lagjes „Lot Vaku“, kishin probleme me këtë rrugë pothuajse të pakalueshme, problem ky, i cili është evituar falë aktivitetit të AAK-së Dega në Gjilan thuhet në një njoftim të degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/