Uji Dea

Nuk na ka njohur as Nigeria

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Disa ditë pas konfirmimit se njohja e 92’të nga Mali asnjëherë nuk ka ndodhur, të enjten është bërë e ditur përfundimisht se nuk ekziston as njohja nga Republika Federale e Nigerisë.

Kjo është konfirmuar të enjten nga Ministri i Punëve të Jashtme i Nigerisë, Olugbenga Ashiru, në një prononcim për Express.
Me kryediplomatin nigerian, Gazeta ka kontaktuar përmes telefonit duke e pyetur se a ka marrë Nigeria ndonjë vendim për të njohur Kosovën.

Përgjigja ka qenë negative.
“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë”, ka thënë Ashiru në një prononcim të shkurtër për Express të enjten.
Nga përgjigja e Ashiru del se Kosovën me letra e kanë njohur vetëm 90 shtete, ndërkohë mbetet po ashtu e pasqaruar edhe njohja nga Uganda, e cila nuk ka dërguar ende notë verbale në Prishtinë.

KV

Njohja nga Nigeria ishte bërë publike në shtatorin e vitit të kaluar nga Zëvendëskryeministri Pacolli, i cili kishte vizituar disa herë këtë shtet afrikan. Në atë kohë, Lideri i AKR-së pati deklaruar se njohja nga Nigeria është e rëndësisë së veçantë edhe për faktin se ky vend ka një ndikim të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të botës.

Ndryshe, në listën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ende figuron se Nigeria e ka njohur Kosovën para një viti, saktësisht më 12 shator 2011.
Ndërkohë gjatë ditës së enjte, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka heshtur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.