Fundamenti

“Nuk mundesh me vjedh pa e ditë Albini”, ish deputeti zbulon gjithcka: Martin Berishajn e kanë detyru

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë akuza të forta ndaj strukturave të partisë në pushtet, duke theksuar se vjedhjet janë të centralizuara dhe bëhen me kontrollin dhe urdhrin e Albin Kurtit.

Ai ka sqaruar se nuk mund të kryhen veprime të tilla pa dijeninë e liderit të partisë, njofton Klankosova.tv.

Krasniqi, poashtu ka hedhur poshtë edhe akuzat që lidhen me Martin Berishajn.

Sipas Krasniqit, Berisha nuk është personi që do të ishte përfshirë në vjedhje të parave të mëdha, duke i quajtur të pavërteta akuzat që e shohin atë si të përfshirë në veprime të tilla.

Ai në emisionin “Ora 7″ në Klan Kosova e përshkruan Berishajn si një intelektual, profesor dhe studiues filozofie, duke thënë se nuk ka asnjë aftësi për të përfituar nga këso veprimesh, përkundrazi është një “vegël” e manipuluar nga Vetëvendosja.

Hidromorava

“Këto vjedhje janë të centralizuara, bëhen me kontrollin e Albin Kurtit dhe me urdhrin e tij. Nuk mundesh të vjedhësh në Vetëvendosje pa e ditur Albini.

Unë e njoh Martin Berishajn, ka qenë aktiv gjatë luftës. Ai nuk mund të vjedhë 5 euro, leje 5 milionë euro. Unë e njoh Martinin personalisht, ai nuk është hajn, ata e kanë shtyrë ta bëjë këtë”.

Ai as nuk di si të numërojë 6 mijë euro.Ai është studiues filozof, profesor, është vegël, ai nuk është hajn. Hajnat janë në zyrën e Vetëvendosjes. Po them me jetë garantoj që nuk mundesh të vjedhësh 5 mijë euro në Vetëvendosje pa urdhrin e Albinit”, u shpreh Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.