FIDANISHTJA

Nuk munden ta bëjnë Kosovën ata që kanë koncept pa vizion, që nuk kanë guxim, që nuk e njohin shtetin e Kosovës

/ 10 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në tubimin zgjedhor të Partisë Demokratike e Kosovës në Gjilan, në një atmosferë festive, i pari i PDK-së, z. Kadri Veseli, para të pranishmëve ka paralajmëruar fitore kudo nëpër Kosovës, duke i uruar edhe gjilanasit për këtë. Ai, duke iu referuar mbështetjes nga gjilanasit, ka thënë se ky është Gjilani i shpresës , i lirisë, e i fitores së madhe të PDK-së, por njëjtë do të jetë kudo nëpër Kosovës.

Veseli, përveç që tha se do të kemi fitore të madhe më 11 qershor, duke iu referuar asaj se në fund vit do të kemi edhe zgjedhje lokale, shtoi se në Gjilan, në nëntorin e madh, do të ketë edhe një fitore të madhe të PDK-së, Gjilani do të jetë i PDK-së.

Ai tha se Fillimi i ri, koncept i PDK-së, është Kosova jonë perëndimore, Kosova jonë e zhvilluar ekonomikisht, Kosova jonë me një sovranitet të fuqishëm politik, Kosova jonë me një partneritet të fuqishëm strategjik me SHBA dhe partnerët tanë perëndimor.

Veseli ka thënë se Fillimi i ri është garanca e këtij sovraniteti që askush mos guxoj ta cenojë e në të njëjtë kohë është garanca e partneritetit me miq. “Kosova gjithmonë do të jetë perëndimore, shtet i zhvilluar ekonomikisht. Ky është orientimi jonë”, ka thënë ai.

Veseli ka premtuar se do të ketë fuqizim të ndërmarrësit, pasi siç tha ai, janë heronjtë e sotshëm, pasi krijojnë vende pune, zhvillim, e po ashtu tha se përkrahje do të ketë edhe për fermerët, do të dyfishohet buxheti për bujqësi, do të rriten subvencionet, grantet. Po ashtu do të fuqizohet rinia që nuk është vetëm e ardhmja por e tanishmja, ajo duhet ta gëzojë Kosovën, ta zhvillojë, e ta ndërtojë atë.

Lideri PDK-së tha se nuk ka zhvillim pa pas fuqizim të grave dhe se Fillimi i ri është përfaqësim dhe fuqizim i gruas në institucione, në ndërmarrësi, edhe atë me përgjegjësi në shtetin tonë. Veseli ka thënë se nuk do të ketë më doktor të papunë , sepse PDK do të fuqizojë sektorin shëndetësorë publikë, do të liberalizohen shërbimet shëndetësore në mënyrë që qytetari të ketë përkrahje këtu në Kosovë. Ndërkohë që do të fuqizohen edhe pensionistët.

Më tej, z. Veseli ka thënë se koncepti i fillimit të ri fuqizon nga jashtë sovranitetin, e mbron atë të pacenuar, në të njëjtën kohë liberalizon jetën brenda duke e bërë të denjët për qytetarin tonë.

Veseli më 11 qershor ftojë qytetarët t’i përgjigjemi pyetjes se kush do ta udhëheq Kosovën. Duke parashtruar pyetjet, se a munden ta bëjnë atë ata që kanë koncept pa vizion, që nuk kanë guxim, që nuk e njohin shtetin e Kosovës…dhe duke marr përgjigjen e të pranishmëve, Veseli tha se atëherë duhet që më 11 qershor, të bëhen të gjithë bashkë që t’i japin një fuqizim konceptit të Fillimit të RI.

Pasi sipas tij, një koncept i tillë i thotë po Kosovës, po Kosovës një shtet evropian perëndimor, po miqësisë të përjetshme me SHBA dhe partnerët tanë perëndimor, i thotë po zhvillimit ekonomik, po një Kosove krenare me qytetarët e saj që krijon perspektivën këtu në vendin e vet, një fillim të ri që është koncepti i 11 qershorit .

Veseli tha se ka dashakqinjë që thonë se Anamorava do të jetë e izoluar, por ai shtoi se, do t’i qajmë edhe malet që të zhvillohet Anamorava dhe mbarë Kosova. E Veseli pati porosi edhe për luginasit. “Porosi edhe për vëllezërit e motra që jetojnë në tokën tonë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, qëndroni në shtëpitë e juaja, qëndroni atje dinjitozë duke qenë krenar me kombin e juaj shqiptar, Kosova dhe Fillim i iri do të jetë përjetë me ju do të jem unë përkrahë jush”, ka thënë Veseli. Ai në fund ka kërkuar votë ne gjilanasëve për kandidatët e koalicionit të PDK-së.

Ndërsa, Zenun Pajaziti, kreu i PDK-s së Gjilanit dhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës duke iu referuar, siç tha ai, mbështetjes së qytetarëve, ka paralajmëruar një fitore të madhe të PDK-së. Më 11 qershor, e për më tepër ai ka shtuar se këtë fitore do ta pasojë edhe dhe një fitore tjetër (zgjedhjet lokale) për t’ia rikthyer Gjilanin PDK-së, një fitore që është po ashtu afër.

Hidromorava

Ai tha se bashkë edhe me të tjerët, këto ditë, nëpër takime me qytetarë, me të rinj, burra e gra, që të gjithë ofruan mbështetje të madhe për PDK-së dhe treguan se mezi e presin Fillimin e Ri – një platformë e prezantuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja.

Pajaziti tha se këto ditë ka takuar edhe qytetarë nga Presheva e Bujanoci dhe ka marr ë mbështetje edhe nga ta, por të cilët kanë kërkuar që të shikohen hallet e tyre, prandaj Pajaziti tha se dëshiron nga këtu t’i sigurojë ata se çdo qytetarë i asaj ane, është i barabartë me të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovës. “Ata nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë vetëm as edhe për një minutë, jemi bashkë për synimet e tyre për lirinë e plotë”, ka thënë Pajaziti.

Më tej ai tha se po shpalosin platformën e përpiluar nga ato që Veseli i ka gjetur në takimet e pareshtura me qytetarët anekënd Kosovës, një platformë e përqafuar edhe nga partnerët. “Ne jemi të lumtur si partia më e madhe në vend që na janë bashkuar edhe partitë tjera, me të cilët do ta ndërtojmë qeverinë dhe institucionin e ardhshme për ta quar vendin tonë përpara”, theksoi tutje Pajaziti.

Sipas tij, ky vit, do të jetë viti vendimtarë që të gjithë të rinjtë e Kosovës të jenë më të liri, të lëvizin lirshëm dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë më mirë. Ky vit do të jetë vit vendimtar për një kthesë të madhe që në katër vitet e ardhshme do të shihet në mënyrën e jetesës të të gjithë qytetarëve.

“Koalicioni i PDK-së do të jetë fitues, Veseli do të jetë lideri më i votuar në vend, qeveria do të udhëhiqet nga ky koalicion dhe që Kosova do të shënojë një fitore të madhe, një fitore në të cilën PDK-ja do ta vendos vulën e saj”, ka thënë Pajaziti.

Ndërsa, Leonora Morina -Bunjaku, kandidate për deputet, ka thënë se Fillimi i Ri i PDK-së, ka bazë të fuqishme Kadri Veselin, liderin e partisë, njeriun, luftëtarin, garancinë e lirisë, shtetësisë, sovranitetit dhe zhvillimit të Kosovës.

“Fillimi i ri i PDK-së me aleatë tanë, ashtu si dje, në betejat e lavdishme të UÇK-së, ashtu si sot në fushatën dinjitoze ku shprehet qytetaria dhe besimi, më 11 qershor me fitoren e madhe, do të dëshmojë fuqinë e shtetit, të Kosovës sonë dhe besimin dhe dashurinë tonë për atdheun”, tha Morina-Bunjaku.

Sipas saj, Fillimi i Ri emërton zhvillim ekonomik e vende të reja pune, jo fjalë, por angazhime të matshme e konkrete në këtë drejtim. Fillimi i Ri emërton gruan kudo në vendimmarrje dhe angazhime të tjera në zhvillim e shoqërisë. PDK me Fillimin e Ri është sinonim i arsimit të ri konkurrues në tregun e punës, sinonim i shërimit përfundimtar të shëndetësisë.

“Me PDK-në dhe me fillimin e Ri, rinia nuk do të jetë më e ardhmja, por e sotmja premtuese”, tha ndër tjerash Morina-Bunjaku, duke ftuar gjilanasit ta mbështesin me votë PDK-në dhe kandidatët e saj më 11 qershor.

Përndryshe, deri më 11 qershor SHZ i PDK-së vazhdon me agjendën e tij të ngjeshur me shtrirje të gjërë në çdo cep të Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.