GRANDEMALL

Nuk mund të ndëshkohen policët që mbrojtën kufirin!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar të mërkurën se nuk do të ketë ndëshkim për policët që me trupin e tyre dhe në përputhje me ligjin mbrojtën kufijtë e Kosovës nga huliganët serbë, të enjten e kaluar, më 28 qershor.

Kjo deklaratë e ministrit Rexhepi, e bërë për RTK-në, ka ardhur pas kërkesave që disa organizata ndërkombëtare i kanë bërë Inspektoriatit Policor, që të hetojë nëse policët janë sjellë në përputhje me ligjin, apo kanë ushtruar dhunë të tepruar ndaj serbëve që po tentonin të hynin në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministri Rexhepi ka thënë se është e drejtë e organizatave ndërkombëtare të kërkojnë hetimin e sjelljes së policisë, mirëpo në rastin konkret, ai ka thënë se polica ka respektuar ligjin dhe Kushtetutën, nuk ka pasur ushtrim të dhunës së tepruar, përkundrazi, sipas tij, në disa raste ka pasur tolerancë të tepruar.

GRANDEMALL

Ditën e ashtuquajtur të “Vidovdanit” – 28 Qershorin, disa organizata ultranacionaliste serbe kanë bërë përpjekje të futen në mënyrë të organizuar, pa autorizim, në territorin e Republikës së Kosovës, por janë penguar nga Policia e Kosovës. Atë ditë janë plagosur nga mjete të forta mbi 30 policë të Kosovës dhe rreth 20 serbë, shtetas të Serbisë.

Ndërsa të mbledhurit në Gazimestan për orë të tëra kanë provokuar me këngë çetnike dhe fotografi të kriminelëve serbë të luftës, përshi edhe atë të ish-presidentit serb, Slobodan Milosevic. Megjithëkëtë, Beogradi zyrtar e ka quajtur provokim reagimin e policisë Së Kosovës në rastet kur situata ka rrezikuar të dalë jashtë kontrollit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.