Nuk mërzitet për kopjimin e veshjes nga Dafina

Këngëtarja Dhurata Ahmeti kohëve të fundit është bërë model i këngëtares Dafina Zeqiri e cila e ka kopjuar kostumin e Dhuratës me të cilin është paraqitur në programet festive.
Në fakt kjo nuk e ka shqetësuar fare Dhuratën, përkundrazi e ka bërë të ndjehet mirë që këngëtaret e tjera e kopjojnë atë në veshje. Veshja që përkon me shumë ngjashmëri me njëra tjetrën është mjaftë karakteristike dhe është e përgatitur nga dy stiliste. Dhuratës ia ka përgatitur Lena Berisha, ndërsa Dafinës Lia Stublla.
“Unë zakonisht për veshjet e mia konsultohem me disa stilistë. Veshja në fjalë të cilën e kam thuajse të njëjtë me Dafinën është kreacion i Lena Berishës dhe jam ndier mjaftë e kënaqur me këtë kreacion të saj. Ndërsa unë nuk merrem me askënd tjetër pos karrierës time, nuk mund as të mohoj e as të pohoj që Dafina e ka kopjuar këtë veshje, pasi që puna ime është muzika dhe jo kreacionet e modës. Thënë të drejtën nuk çaj kokën se kush kënd e kopjon në veshje, për mua të gjitha kolegët janë njësoj, i respektoj të gjithë artistët që bëjnë muzikë të mirë që u pëlqen njerëzve dhe një respekt të tillë e gëzoj edhe për Dafinën. Prandaj veshjet nuk kanë rëndësi për mua”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Pozitive është që dy këngëtaret nuk janë parë në të njëjtën ngjarje me veshjet e tyre, prandaj kjo mund të jetë edhe njëra nga arsyet që Dhurata nuk është e zhgënjyer.