Hidromorava

Nuk kursehen as policët-sulmohen gjatë detyrës zyrtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë kësaj fundjave kanë ndodhur dy raste ku janë sulmuar policët në kryerje të detyrës. Rasti i parë ka ndodhur në Viti dhe tjetri në Gjilan. Të dy rastet kanë përfunduar në mbajtje prej 48 orësh.

Java e fundit nuk ka qenë e mirë për policët e Vitisë dhe të Gjilanit. Disa shofer ose pasagjerë kanë marrë guximin që të sulmojnë policët derisa ata janë në kryerje të detyrës zyrtare. Ismet Hashani zëdhënës i policisë ka njoftuar për një rast në Pozhoran të Vitisë.

Sipas Hashanit personi Z.A. e ka goditur viktimën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe sërish është kthyer në të njëjtin vend dhe në prani të policit e ka fyer sërish viktimën. Dy zyrtar policor e kanë urdhëruar që të mos fjaloset por i dyshuari nuk është bind dhe i njëjti është urdhëruar të shkon në stacionin policor.

Mobi Casa

I dyshuari përsëri ka kundërshtuar duke rezistuar dhe sulmuar policët, por ai është vënë nën kontroll dhe është arrestuar, dhe është sjell në Stacionin Policor në Viti ku me urdhër të Prokurorit është ndalur për 48 orë në mbajtje tha Hashani.

Edhe rasti i dytë ka ndodhur më 13 korrik në Gjilan. Hashani tha se në këtë datë rreth orës 17:30 derisa njësiti i Trafikut Rajonal po shqiptonin një tiketë për kundërvajtje drejtuesit të automjetit me tabela vendore që ishte parkuar në vend të ndaluar me shenjë trafiku, papritmas reagon pasagjeri i cili ishte duke dal nga banka (pasagjeri) dhe ka filluar t`i fyej policët dhe më pastaj njërin prej tyre e ka sulmuar edhe fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Për rastin është konsultuar PPK-se i cili ka urdhëruar që i dyshimti të ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti dërgohet në Gjykatë tha Hashani./rajonipress/