Mobi Casa

Nuk ka të ndalur…

/ 1 minutë lexim

Njihet si njëri ndër këngëtarët me zërin më të fuqishëm të skenës shqiptare. Është ky doajeni i muzikës sonë Ramadan Krasniqi-Dani. Ndonëse karriera e tij muzikore ka arritur kulmin, ai nuk e ka në plan të ndalet me risi.

Madje pas një suksesi me albumin e promovuar jo shumë kohë më parë, këngëtari ka bërë të ditur për Tribuna se tashmë është duke punuar për risi, njëra prej të cilave pritet të lansohet këto ditë.

Uji Dea

“Jam duke punuar në projekte të reja. Njërën e kam realizuar. Bëhet fjalë për një këngë që e kam bërë në bashkëpunim me shokun tim Kino. Është këngëtar pejan po që me vite jeton në Amerikë. Kënga titullohet ‘Shoku im i fëmijërisë’ kësaj këngë ia kemi bashkëngjitur edhe kripin, gjithçka është gati vetëm po presim që këto ditë të jetë në duart e publikut”, ka thënë fillimisht Dani, duke shpalosur edhe bashkëpunëtorët tjerë të këtij projekti…(Tribuna).