Eko Higjiena

Nuk ka para për gjobën, hyn vullnetarisht në burg kosovari!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një shtetas kosovar i moshës 27 vjeçare në Koblenz të Gjermanisë është paraqitur vullnetarisht për të vuajtur dënimin me burg. Një gjykatë e këtij qyteti i kishte shqiptuar atij një dënim me gjobë prej 1000 eurosh pasi që ishte kapur disa herë radhazi duke udhëtuar me automjetet publike të qytetit në të zezë (pa biletë).

Pasi që nuk kishte mundësi të paguante këtë shumë, ai kishte zgjedhur rrugën më të shkurtë: ishte paraqitur në pikën më të afërme të policisë, në stacionin hekurudhor, thuhet në njoftim të policisë federale të Gjermanisë, të transmetuar nga ots.de.

ARKATANA

Aty ai e kishte dorëzuar vendimin e gjykatës dhe kishte shprehur “dëshirën” që të shkojë në burg. Ndërsa policët ia plotësuan kërkesën dhe e përcollën në burgun e Koblenzit. Si zëvendësim për 1000 eurot e munguara, kosovari duhet të mbajë dënimin prej 100 ditësh burg./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.