“Nuk ka çmim që mund ta blejë Xhakën”

Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbachut, Max Eberl ka thënë se Granit Xhaka nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit, por nuk ka konfirmuar nëse do të qëndrojë edhe pas afatit kalimtar veror.
“Gjithmonë ka situata kur çdo klub duhet të mendoj për secilin opsion. Shitja e mundshme e Xhakës varet nga suksesi jonë sportiv. Varet nga performancat e Granitit dhe sigurisht nga çmimi”, ka thënë Eberl për televizionin gjerman WDR, transmeton Koha.net.
Ai më tutje ka thënë se nuk ka ndonjë çmim që tani mund ta largojë nga Gladbachu mesfushorin shqiptar.
“Tani për tani jam shumë i lumtur që ai është me ne, dhe shpresoj që ai të qëndrojë për një kohë të gjatë. Nuk ka ndonjë shifër që mund ta largojë atë tani”, ka thënë Eberl.
Për Xhakën interesim të madh kanë shprehur skuadrat më të mëdha evropiane, si: Barcelona, Liverpooli, Unitedi, Bayern Munichu e Arsenali.