Fundamenti

Nuk ka çka të vendoset të shtunën – përmendorja, është punë e kryer!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deklaratat e Brukselit, lideri nga Lugina e Preshevës Jonuz Musliu i ka mirëpritur sepse, sipas tij “edhe ne në Luginë jemi të interesuar për stabilitet dhe vet përmendorja e UÇPMB-së simbolizon lirën dhe paqen në Luginën e Preshevës. Prandaj edhe problemi është mes nesh. Prandaj, ftojmë serbët që të mos na provokojnë, mos të na kërcënojnë për heqjen e përmendores se ata janë bijtë e popullit”.

Zyra e kabinetit të Ashton nga Brukseli duke kërkuar uljen e tensioneve dhe heqjen dorë nga provokimet në Luginë kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve „Presheva Jonë“ se “çështja e përmendores është një problem i brendshëm i tyre në Serbi dhe palët duhet ta zgjidhin mes veti”.

Fundamenti

“Ne kemi mirëpritur deklaratat e Brukselit që problemet ne t’i zgjidhim pa tensionime dhe provokime. Ne në Luginë jemi të interesuar për stabilitet dhe vet përmendorja e UÇPMB-së simbolizon lirinë dhe paqen në Luginën e Preshevës. Kjo është edhe arsyeja jonë pse do të mbrojmë me mjete demokratike përmendoren e UÇPMB-së, siç ishim dje unik tre kuvendet shqiptare, për çka edhe kemi njoftuar edhe komunitet ndërkombëtar dhe për çdo incident tash e tutje përgjegjëse do të jetë Beogradi të cilët kishin filluar të parët me kërcënime”, ka thënë Musliu.

Se çfarë pret nga dita e shtunë që mediat serbe trumbetojnë se “të shtunën merret vendim për përmendoren e UÇPMB-së”, Musliu në vazhdim pohoi se “nuk ka çka të vendoset të shtunën, çështja përmendores është kryer njëherë e përgjithmonë më 16 nëntor 2012 kur është vënë në qendër të Preshevës dhe s’ka kush e luan prej aty. Këtu s’ka kthim mbrapa”, raporton Presheva Jonë.