UBT

Nuk ka asnjë implikim të Jakup Haxhiut, atëherë pse mbahet sekret raporti i laboratorit?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Edhe pse zyrtarët e LDK-së në Viti kanë kërkuar drejtësi profesionale dhe të shpejtuar në rastin e mesazheve të montuara, organet hetuese as të premten e as të shtunën nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth ekzaminimeve të mesazheve. Nga Prokuroria e Gjilanit merret vesh se kanë bërë përpjekje maksimale që të merret raporti nga laboratori, por me gjasë ky raport pritet të bëhet publik tek ditën e hënë.

Edhe pse asnjë element nuk është gjetur që e implikon Jakup Haxhiun në rastin e mesazheve që dolën të jenë të montuara, organet hetuese as këtë fundjavë nuk dolën me ndonjë raport zyrtar rreth ekzaminimit të mesazheve nga ana e ekspertëve të laboratorit.

Jo zyrtarisht mësohet se policia dhe prokuroria janë marrë detajisht me mesazhet ku përflitet emri i Jakup Haxhiut dhe është parë se s`kanë lidhje me të, por përfundimisht i takon laboratorit të kriminalistikës që të jap mendimin profesional, por që ky raport nuk është dorëzuar akoma në Prokurorinë e Gjilanit.

RCCOLA

Sokol Haliti dhe Jakup Haxhiu ndërkaq në adresimet e tyre publike kanë kërkuar nga Prokuroria e Gjilanit që ta trajtojë me urgjencë rastin e mesazheve sepse ndikon negativisht në procesin zgjedhor. Mësohet gjithashtu jo zyrtarisht se brenda Prokurorisë së Gjilanit ka pasur një interesim që rasti të hetohet profesionalisht dhe pa ndikime politike, por laboratorit si duket i duhet ende kohë për ta thënë fjalën e tyre.

Jakup Haxhiu të cilit i ka humbur edhe durimi shprehet se ka dyshime se ka ndërhyrë politika, që ky raport mos të bëhet publik, pa u kryer zgjedhjet. “Unë jam i pastër si loti dhe i kam besuar drejtësisë dhe nuk kam asnjë dëshirë që ky rast të zhvendoset në rrafshin personal e familjar, por vërtet nuk ka asnjë justifikim nga ekspertët që ky rast të shtyhet” tha Haxhiu./rajonipress/