Nuk iu bind urdhrave të policisë në Pikën Kufitare Muçibabë, procedohet shtetasi i Serbisë
Gjilan – Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë në Pikën Kufitare të Muçibabës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës 22:30. Pas procedurave policore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt për veprën penale “Moszbatim i urdhrave të personit zyrtar”./rajonipress/


