UBT

Nuk i preferoj ndërhyrjet estetike

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Është kjo Albana Mexhuani bukuroshja që po korrë suksese në fushën e modës. Gjermania është vendi ku jeton dhe ushtron profesionin e modelimit, mbase ky vend thotë t’i ketë sjellë mundësi më të mira për të ecur përpara.

Alba ndjehet e lumtur me arritjet e deritashme, por synimet e saj janë të arrijë edhe më shumë në mënyrë që ta përmbushë ëndrrën e saj të kamotshme. Në intervistën dhënë “Zërit” Alba flet më shumë për punën dhe jetën e saj jashtë modelimit.

Cilat janë përfitimet që ua sjellë fusha e modelimit atje në Gjermani?

Modelimin e kam filluar disa vite më parë, në fakt kam pasur bashkëpunime me disa kompani në të cilat kam korrur mjaftë shumë suksese dhe të cilat më hapën dyer për të vazhduar më tutje. Këtu në Gjermani fusha e modelimit të ofron më shumë mundësi krahasuar me Kosovën, mbase edhe mund të fitohet bukur shumë nga ky profesion?

Sa është vlera më e madhe e pagës që je paguar nga modelimi?

Nuk mund ta them saktësisht shumën e të hollave që jam paguar për shkak se është e ndaluar sipas kontratës, por mund të them se për një orë kam marrë sa mund t’i marrë gjatë një dite në punën normale që kam në butik.

Së fundi jeni paraqitur me një ndryshim në dukje, mbase nënkupton kjo për një ndërhyrje estetike?

Unë e pëlqej shumë ngjyrën e verdhë të flokëve që e kam pasur deri më tani, mirëpo për shkak të kontratës së fundit që u përzgjodha me tri femra zeshkane, njëra është dashur patjetër ta ndryshoj ngjyrën e flokëve për të qenë pjesë e koleksionit “7 Dress”. Pra ky është ndryshimi i vetëm që kam bërë, ndërsa nuk i preferoj ndërhyrjet estetike.

Çfarë do të sakrifikoje për modelimin?

Për profesionin që kam tani do të isha në gjendje të bëja çmos, modelimi është ëndrra ime të cilën jam duke e përmbushur.

Përveç modelimit me çfarë merreni?

Jashtë modelimit punoj në një butik që ka mbi 1000 filiale në tërë botën. Gjatë gjithë javës thuajse merrem me punën e modelimit, kohën e lirë e kam mjaftë të kufizuar, por atë që e kam dua ta kaloj me familjen time që është gjëja më e shtrenjtë për mua.

Çfarë pëlqen më shumë?

Më pëlqen sporti, fitnesi, pastaj më pëlqen shopingu si të gjitha femrat.

UBT

Është Alba e dashuruar?

Jo nuk jam e dashuruar, jam singël.

Çfarë të inspiron në jetë?

Kur shoh njerëz që kanë probleme me shëndet, atëherë mendoj sa të lumtur duhet të jemi që Zoti na ka falë shëndetin dhe ajo më bënë të punoj pa lodhje dhe mos të ankohem kurrë, sepse jeta s’ është vetëm mjaltë por shpesh edhe e ithët.

Çfarë është dashuria për ty?

Dashuria është gjë shumë e bukur. Çdonjëri dashurohet në jetë, por ndodhë edhe në njeriun e gabuar. Nëse dikush se meriton dashurinë tënde atëherë vetëm humb kohë dhe e zhgënjen vetveten.

Çfarë do të ishe në gjendje të bëje për të fituar zemrën e një djaloshi?

Jam në gjendje të bëjë shumëçka dhe ata që më njohin e din që për njerëz të mirë dhe të shpirtit jap edhe jetën.

Çfarë pëlqen më shumë nga vetja?

Nga vetja pëlqejë që jem gjithmonë vetvetja dhe e di çka dua. Jam e sinqertë me të gjithë dhe këtë dua ta mbaj gjithmonë. Tek vetja më pëlqen edhe vendosmëria.

Do ta braktisje modelimin për hir të dashurisë?

Njëherë për njëherë jo s’do ta braktisja sepse është gjëja që për momentin më sjellë shumë lumturi.

Çfarë synoni për të ardhmen?

Dëshiroj të vazhdoj puna si në vitin 2013, sepse kisha shumë suksese. Do të mundohem që me punë dhe vullnet të vazhdoj me suksese të mëtejme.