Eko Higjiena

Nuk i miratohet dorëheqja Ragmi Mustafës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Preshevë nuk ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të partisë së tyre dhe komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa nga të dyja postet e larta politike.

Vendimi i kryesisë ka pasuar pas mbledhjes së kryesisë së gjerë të kësaj partie të mbajtur në Preshevë.

ARKATANA

“Pas diskutimeve të shumta të anëtarëve të kryesisë, kryesia vendosë si në vijim: kryetari me ofrimin e dorëheqjes së tij si një akt moral dëshmoi ndërgjegje të lartë politike; kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, me asnjë veprim nuk ka kontribuar në krijimin e situatës për largimin e Pllakës përkujtimore, përkundrazi është angazhuar me tërë qenien për mbrojtjen e saj; kryesia vlerëson se miratimi i dorëheqjes në këto momente do të ishte kundër-produktiv dhe me pasoja për politikën vendore”, ka theksuar PDSH përmes një komunikate, duke shtuar se lideri i tyre me aktivitetin e tij të palodhshëm ka qenë faktorë kryesor unifikues i spektrit politik shqiptarë në Luginë, transmeton INA.

Andaj në komunikatë nënvizohet se kryesia e PDSH-së vendosi që të mos e pranoj dorëheqjen e Ragmi Mustafa nga posti i kryetarit dhe kërkoi nga ai që ta vazhdoj punën në funksionin e kryetarit të Komunës dhe të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.