Mobi Casa

Nuk i besohet deklaratave të Thaçit e Jahjagës

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se loja e Serbisë me Platformën për Kosovën, paralajmërimi i Rezolutës për Kosovën, flet se ata dëshirojnë të kthehen atje ku e la Miloshevicit.

Ndërsa, duke folur për proceset e brendshme, gjegjësisht për marrëveshjen Thaçi-Mustafa-Pacolli, kreu i LDK-së ka thënë se shkelja e kësaj marrëveshje nga PDK është një sinjal shumë i keq për të ardhmen.

Sipas tij, mashtrimet nuk u shërbejnë marrëdhënieve të mira dhe interesit të vendit, prandaj edhe reformat janë vështirë të realizohen me logjikën e mashtrimeve dhe ndërskamcave.

Eco Higjiena

Në një intervistë për Telegrafin, kryetari i LDK-së, njëherësh edhe kryetar i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka folur edhe sa i përket politikës së jashtme. Ai ka thënë se politika e jashtme gjatë 2012 nuk kishte adresim të qartë.

Ndërkaq, për gjendje në veri ka thënë se vazhdon të jetë e rëndë dhe jashtë kontrollit të institucioneve. (ORAinfo)