Eko Higjiena

“Nuk është kohë e ultimatumeve”, Nagavci i përgjigjet SBASHK-ut pas paralajmërimeve për grevë

/ 1 minutë lexim
HW

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat. Qeverisë i është dhënë një javë kohë derisa SBAShK-u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.

Por Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se nuk është koha për ultimatume dhe greva.

“Është tepër e rëndësishme të dijmë që nuk është kohë e ultimatumeve por është kohë e angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithëve për të përmirësuar rezultatet në arsim”, tha Nagavci për RTK-në.

ARKATANA

“Kërkesat e SBASHK-ut që kanë të bëjnë me aspektin material natyrisht se janë çështje që ne si qeveri i kemi pasur në vëmendje”, shtoi ajo.

Tha se po punohet që në Ligjin për Paga, mësimdhënësit të trajtohen si të barabartë.

“Si ministri e Arsimit, unë personalisht kemi adresuar në grupin punues të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me trajtimin e dinjitetshëm dhe të barabartë të mësimdhënësve”, tha Nagavci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.