FITORJA

Nuk e pranon asgjësimin e dhive

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Florim Hyseni është i brengosur me një vendim të Agjencisë së Ushqimit e cila ka vendosur t`ia asgjësojë 14 dhi për shkak të brucelozës. Hyseni thotë se ose të gjitha ose asnjëra.

Florim Hyseni fermer nga fshati Zhegër është i shqetësuar me një vendim që ka marrë Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë për asgjësimin e 14 dhive në stallën e tij. Hyseni thotë se nuk është kundër asgjësimit,por ato ose duhet të asgjësohen të gjitha dhe të paguhen njësoj,ose nuk duhet fare të asgjësohen në mënyrë të selektuar.

Sipas vendimit që ka marrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të nënshkruar nga Mentor Zekaj , Florim Hysenit i është urdhëruar që t`i asgjësojë 14 krerë të dhive. Sipas rezultatit të analizave laboratorike të kryera në laboratorin referent të Gjermanisë dhe sipas mostrave të gjakut të testuar kanë rezultuar pozitive në sëmundjen e Brucelozës dhe për këtë arsye duhet të bëhet asgjësimi thuhet në vendim.

UBT

Gjithnjë sipas këtij vendimi kompensimi duhet t`i bëhet pronarit pas vlerësimit nga ana e komisionit duke u bazuar në vlerën e tregut,si dhe nuk u lejohet futja e kafshëve të reja në stallë si dhe shfrytëzimi i kullosave pas asgjësimit. Asgjësimi i kafshëve –dhive duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e inspektorëve kurse shpenzimet e asgjësimit i bartë Agjencioni Veterinar i ushqimit thuhet në vendim.

Por, Florim Hyseni thotë se nuk do të lejojë që të ndodhë ky asgjësim.”Unë edhe vitin e kaluar kam qenë i prekur nga Bruceloza,madje edhe tani jemi të prekur dy anëtar të familjes dhe askush nuk është përkujdesur për këtë. Është lehtë të bëhet asgjësimi,por kompensimi nuk është real” tha Hyseni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.