Eko Higjiena

“Nuk e di a ka turp”, Gucati kritikon Kurtin për pagesat e avokatëve: E kam ditë që kurrë s’vjen me na vizitu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hysni Gucati, ish-kryetar i OVL-UÇK-së, i ftuar në FRONTAL në T7, është shprehur i zhgënjyer me qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti në raport me ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë, duke i përmendur uljen e shumës së parave për avokatët e tyre, duke thënë se nuk e din nëse Kurtit i vjen turp për këtë gjë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka treguar edhe se qysh prej fillimi ka qenë problematikë pagesa e avokatëve.

“Te ne ka qenë një problematikë shumë e madhe të bëhet pagesa e avokatëve. Unë isha në krizë për avokat. Këtu dua të falënderoj shumë njerëz, një njeri që me ka nejt afër gjithmonë, Emin Lati, bashkë me një shok në Belgjikë, për me na ndihmu financiarisht, Elbasan Shala, jeton në Belgjikë, është biznesmen shumë i njohur. Edhe ai njeri përgjigjet brenda 24 orëve. E kam thirre, e ma ka thënë se: Unë përgatit, ty edhe Nasimit, që me i gju në konto 1 milion euro brenda 5 minutave. Edhe unë i thash: Jo mos u ngut me dhënë para”, ka thënë ai mes tjerash.

Pos kësaj, ai ka vlerësuar veprimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, për t’u ndihmuar me pagesat e avokatëve.

Hidromorava

“Të hënë me ka ardh lajmi shumë i mirë nga qeveria prej Ramush Haradinaj, që djali jem është në kontakt me Ramushin, edhe Ramushi e merr një vendim, e autorizon Selim Selimin, që këta dy persona me i kry institucionet e Kosovës, e jo me dalë me lyp lëmosh, me ju dërgu pare për avokat. Kështu nuk pat nevojë Elbasani. Ramushi është ai njeriu që merr një vendim me na mbështet. Ky e zvogëlua, ky zotnia, që unë se di a i vjen marre, a ka turp, e ka zvogëlu shifrën, e kanë probleme”, ka shtuar ai.

Tutje, Gucati është shprehur se ai ka ditur gjithmonë që Kurti s’do t’i vizitojë asnjëherë.

“Unë e kam ditë që s’vjen me na vizitu kurrë. Me veprimet e tija më të hershme. Kjo ka qenë e keqja e tij’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.