Nuk dorëzohet PSG: E duam Januzajn!

Gazeta e famshme franceze “Le Parisien” shkruan se PSG nuk do të dorëzohet deri sa të bindë Adnan Januzajn për tu bashkuar me ta në janar.
Sipas gazetës franceze, PSG mund të rrisë gradualisht ofertën për huazimin e Januzajt. Blanc e sheh Januzajn si futbollist shumë të nevojshëm për skuadër dhe se ka kërkuar transferimin e tij me çdo kusht te PSG.
Pas Vitit të Ri pritet të bëhet oferta e parë zyrtare për kosovarin dhe se paga e tij te PSG do të jetë edhe më e madhe se te United./Indeksonline/