GRANDEMALL

Nuk do të vendosim kurrë kuadro të papërgjegjshme për dy ulëse të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Reagimet e pakënaqësitë e individëve dhe grupeve të ndryshme në shoqëri nuk kuptohen e nënkuptohen vetëm nga perceptimi për ndodhinë apo sjelljen tonë në shoqëri thuhet në reagimin e zyrës së kryetarit Qemajl Mustafa.

Zyra e kryetarit Qemajl Mustafa ka reaguar ndaj vlerësimeve që ka dhënë Kujtim Shahiqi njëri nga kandidatët e propozuar për drejtor të kulturës nga ana e PSD-së. Në reagimin e zyrës së kryetarit thuhet se aty, ka diçka “më interesante” – ku e gjen njeriu veten e tij! Pra, është e dëmshme për individin apo grupimin politik, dhe për vet procesin gjithsesi, nëse çdo gjë në këtë shoqëri shikohet në relacion me interesin personal dhe asgjë tjetër. Por, para vetës, kemi qytetarët tanë, kemi interesat e vendit!

Qeverisjet në shoqëritë demokratike vazhdon reagimi, vijnë si produkt i normave të demokracisë – zgjedhjet e lira. Gjithashtu, këto qeverisje, këndej pari, tani gjithnjë e më pak (apo fare) instalohen vetëm nga një subjekt politik, ngaqë sistemi pluralist në një shoqëri të lirë, dhe vetëdijesimi qytetarë në njëfarë mënyre, e përcakton formulën e të qeverisurit.

ARKATANA

Edhe në Gjilan, u bë si u bë, me një marrëveshje politike, u instalua një qeverisje demokratike e koalicionit me dy e më shumë subjekte politike. Por, kryetarit të komunës së Gjilanit, si institucion legjitim e legal, si zot shtëpie nga partia (PDK) më e madhe fituese e zgjedhjeve, qeverisjen e komunës, pos besimit qytetarë, ia dikton edhe një ligj (LVL) dhe normat demokratike që nuk lejojnë t’i lidhen këmbët atij.

Dhe meqë përgjegjësia e qeverisjes bie mbi të parin e Komunës, si i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejt nga qytetarët, Kryetari i Komunës kurrë nuk do të vendos kuadro të papërgjegjshme për dy ulëse të Kuvendit (në këtë rast nga PSD, po edhe nga kushdo qoftë tjetër). Prandaj edhe kemi vendosur kështu!

Natyrisht që dikujt për këtë i është prishur qejfi, por qeverisja nuk bëhet me qejfe përfundon reagimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.