Nuk besojnë në liberalizim, vërshojnë ambasadat për një vizë

Edhe pse ishte paramenduar të ishte muaji korrik ku Kosova do të merrte ndonjë lajm pozitiv për liberalizimin e vizave, kjo nuk ndodhi. Përkundër rekomandimit pozitiv për liberalizim, Kosova do të duhet të pres edhe disa muaj para se lëvizja e lirë të bëhet realitet.
Tani është muaji gusht kur rreth këtij procesi pritet të ndodhë diçka pozitive. Megjithatë para se ndonjë lajm i tillë të vij, Kosova ka ende obligime ligjore. Siç është edhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.
E se liberalizimi nuk pritet të ndodhë shpejt këtë e kanë të qartë edhe qytetarët e Kosovës. Vërshimi para ambasadave të Kosovës për një vizë shengen që të shkojnë të shohin familjarët e tyre, është shumë i madh.
Qytetarët ankohen rreth procedurave të vështira për pajisje me një vizë shengen ndërsa thonë se liberalizimi nuk pritet të ndodhë së shpejti./zeri/