Nuhiu: Sfilatë e drejtorëve të qeverisjes komunale në Gjilan

Gjilan – Tani, edhe me një sihariq-befasi të radhës kjo qeverisje po na bënë në Gjilan pasi që në Gjilan, nuk kemi sfilatë të modës si para lufte, kanë filluar me sfilatën e Drejtorëve, të cilët akoma, pa i mbushur një muaj shkelin në tepihun e kuq, të cilën iu ka shtruar Kryetari shprehet Nuhi Nuhiu.
Reagimi i plotë i Nuhi Nuhiut
Por, kujdes se edhe njërit iu patë shtruar tepihu i kuq, por puna na i doli huq. Edhe kjo sfilatë, të tregon shumë se, kush janë këta Drejtor ?
Dje me e marrë postin e drejtorit e sot në Konferencë për shtyp, kjo s’do koment, kjo tregon se këtyre ju mungon shumëçka, e sidomos profesionalizmi. Për një muaj “udhëheqje” drejtim të një stafi, ta njohësh e detyrat e punës, obligimet në punë, dhe pa një ditë pune në udhëheqje, ky është fenomeni i popullit tonë.
Çka kishte në këtë konferencë për shtyp?. Lexim i disa të shkruara në letër, asgjë konkrete, edhe gazetarët pasi nuk iu bënin pyetje, kjo më tregonte se ky ishte një “aktivitet” që në raportin tre mujor këta drejtor do ta shënojnë si një punë e kryer, si një angazhim të paraqitën para qytetarëve.
Kjo sfilatë, as nuk ishte ndonjë raport punë, program, me çfarë kapaciteti human-zyrtarë ka në ato drejtori. Më pastaj a kanë nevojë këto drejtori për staf-zyrtar shtesë, për çka ishte e organizuar sfilata?
Për të dal dhe për t`i njohur qytetari me kravata? Po, si gazetarët, asnjë pyetje nuk po iu shtrojnë? Kur merr guximin një drejtor i tillë, për një muaj të del para mediave, ju të nderuar gazetar mos i kurseni, por, shtroni pyetje. Kur ata drejtor me servilizëm pranojnë të dalin para jush, mos e mbyllni njërin sy, por ju jeni ata që i tregoni qytetarëve se kush udhëheq me drejtori.
Kuptohet se tre drejtor, janë në nivelin e detyrës, edhe raportimi i tyre ia vlenë të dëgjohet e përcillet. Por ata që dje, ishin në disa profesione që asgjë s’ka të bëjë me qeverisje e sot drejtor, duhet t’i skuqni para qytetarëve.
Prandaj, tani i mbetet edhe shefave të sektorëve të shkelin tepihun e kuq, dhe sfilatë të bëhet tamam si një gallatë e adoleshentëve në semimaturë. Gjilan qytet i shpikjeve ka shkruar Nuhiu./rajonipress/