FITORJA

Nuhiu: PDK-së ka kush i del zot

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Izmi Zeka ushtron pozitën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës me mandatin e dhënë nga vota e jo për atë që ia ka falur Arben Mehmeti apo subjekti i tij politik thuhet në reagimin e degës së PDK-së.

Dega e PDK-së në Gjilan ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Mehmetit shef i LDK-së rreth konfliktit të interesit që mund të ketë Izmi Zeka kryesues i Kuvendit dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Në reagimin e PDK-së të nënshkruar nga Arzije Nuhiu thuhet se shtresëzimi në politikë, është sikurse shtresëzimi në shoqëri, ku nivelet dhe rolet vendosen nga fuqia politike dhe votuese nga besimi që qytetarët na e kanë dhënë të cilin e shndërruam në mandat.

“Prandaj edhe Zeka ushtron pozitën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës me mandatin e dhënë nga vota e jo për atë që ia ka falur Arben Mehmeti apo subjekti i tij politik. Arben Mehmeti është mirë që të merret me rendin në partinë e tij e të mos “lodhet” dhe aq me punët që nuk i takojnë atij, sepse PDK i ka njerëzit që bëjnë rendin politik përbrenda saj” thuhet në reagim.

ARKATANA

Së pari, kanë thënë, “fshije oborrin tënd”, e pastaj shikoji të tjerët, edhe z. Mehmeti, duhet me i thënë, shiko rreth vetes, në partinë tënde (LDK) e mos u sill kah PDK-ja, se ka kush i del zot asaj.

Mehmeti le të japë kontributin e vet si anëtarë i Kuvendit Komunal të Gjilanit, për çka edhe është i thirrur e jo të përzihet në punët që s’janë të tijat.

Sa i përket punës së Kuvendit Komunal, edhe Arben Mehmeti e di që Kuvendi Komunal i Gjilanit është shumë funksional dhe se Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Izmi Zeka në mënyrë permanente është në funksion të detyrës së tij përfundon reagimi i degës së PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.