Fundamenti

Nuhiu në West Ham?

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sulmuesi nga Presheva, Atdhe Nuhiu shumë shpejtë mund të bëhet pjesë e Premierligës angleze. Skuadra londineze, West Ham, është vënë në ndjekje të lojtarit për ta zëvendësuar të lënduarin, Andy Carroll.

‘Çekanët’ kanë blerë Carollin për 15 milionë euro nga Liverpool, mirëpo lojtari është lënduar në stërvitje për ta humbur pjesën e parë të sezonit, ndërsa Nuhiu shihet si zëvendësimi ideal për sulmuesin anglez.

KKVITI

23-vjeçari aktualisht është lojtar i lirë, pasi skuadra e tij Rapid Viena i ka shkëputur kontratën, ndërsa turqit e Eskisehirspor nuk kanë dashur që ta mbajnë edhe më tej lojtarin në skuadër.(tribuna)