Eko Higjiena

Nuhiu: Komuna e Gjilanit nuk ka borxhe siç dezinformon opozita gjilanase

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa i përket borxheve që Komuna e Gjilanit ka te investimet kapitale nuk qëndrojnë aspak kualifikimet politike e propagandistike të opozitës se Komuna ka borxhe milionëshe, sepse borxhi total që komuna ka për investimet kapitale për punët e kryera është 652 mijë euro, ndaj këtë të dhënë ia japim publikut që të mos manipulohet me deklarata paushallë të opozitës dhe njerëzve të tjerë që nuk kanë njohuri aspak sa i përket borxheve të cilat i ka Gjilani në këtë sektor ka thënë Nuhi Nuhiu drejtor i financave.

Drejtori Nuhi Nuhiu, tha në mbledhjen e këshillit të drejtorëve se të hyrat nga tatimi në pronë dhe taksa e biznesit janë në kufijtë e planifikimit vjetor, ndërsa 26 mijë fatura të tatimit në pronë janë shpërndarë tek familjet e Komunës së Gjilanit dhe trendi i pagesave është sipas planifikimit buxhetor.

Sipas tij për borxhlinjtë të cilët nuk i përgjigjen pagesës do të bllokohen xhirollogaritë dhe për rastet të cilat edhe në këtë formë nuk përgjigjen, do të fillohet me konfiskimin e pasurisë.

Gjithashtu ai tha se ka paraqitur para Komitetit për Politikë dhe Financa raportin financiar për vitin 2012, i cili është miratuar dhe rekomanduar për seancën e radhës të KK-së.

Nuhiu tha se në seancën e Kuvendit do të prezantohet raporti e pas prezantimit atëherë edhe kërkesat që kanë opozita do t’u dërgohen edhe në mënyrë analitike, por raporti si raport tani është i përgatitur shumë qartë dhe sipas ligjit.

Ndërsa sa i përket borxheve që Komuna e Gjilanit ka te investimet kapitale nuk qëndrojnë aspak kualifikimet politike e propagandistike të opozitës se Komuna ka borxhe milionëshe, sepse borxhi total që komuna ka për investimet kapitale për punët e kryera është 652 mijë euro, ndaj këtë të dhënë ia japim publikut që të mos manipulohet me deklarata paushallë të opozitës dhe njerëzve të tjerë që nuk kanë njohuri aspak sa i përket borxheve të cilat i ka Gjilani në këtë sektor.

Fundamenti

Ndërsa Bahrije Mahmuti, drejtoreshë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit tha se janë duke punuar në përgatitjen e planifikimit të zonave të reja për trajtim në KK-së, ndërsa në proces të miratimit janë edhe disa zona të tjera që pritet të marrin miratimin e Kuvendit Komunal gjatë të ardhmes së shpejt.

Ajo informoi poashtu edhe për punën që është duke u bërë në sistemin e adresave, në të cilën projekt janë kyçur edhe dy zyrtar të Agjensionit Kadastral të Kosovës.

Ndërkaq kryetari i Komunës Mustafa ka thënë se këtë vit nuk guxon të bëhet as edhe një centimetër tejkalim jashtë legalizimit që ata marrin nga drejtoria, sepse për këtë do të përgjigjet DUMM.

Drejtori tjetër, Behar Mehmeti, nga Shërbimet Publike, tha se janë duke punuar në mbylljen e gropave të krijuara nga sezoni i dimrit dhe kjo do të kryhet këtyre ditëve.

Ndërsa ai veçoi trendin në rritje të kërkesave për tu pajisur me leje për vendosjen e reklamave për bizneset, pasi tanimë janë krijuar lehtësira në këtë drejtim. Poashtu edhe lidhur me transportin urban jemi duke punuar për gjetjen e koordinatave për shpalljen publike. Një problem, ndonëse në rënie, është ende vjedhja e pusetave, ndërsa është bërë përgatitja dhe është duke u punuar në gjelbërimin dhe dekorimin e qytetit me lule./rajonipress/