Uji Dea

Nuhiu: Deri kur, subvencionet ndahen, e kurrë nuk raportohet për shpenzimin e tyre?

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Subvencionet janë fondet të cilat i grumbullon shteti nga taksapaguesi, dhe iu ndan bizneseve, fermerëve për financim, dhe ndihmë për t’i mbështetur dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kjo në Kosovën e pas luftës, çdoherë ndaheshin këto fonde, por, rezultatet shumë pak ose aspak nuk vërehen! Këtë e them, sepse s’ka llogaridhënie, s’ka raportim të detajuar, por me shumë janë të paraqitura në formën sintetike se sa analitike!

Ndarja e subvencioneve, bëhet edhe në shtete me të zhvilluara si në Amerikës e Europë!
Por, jo në këtë formë si të ne!
Kështu, si po vazhdon, ndarja e këtyre mjeteve të taksapaguesve, deri tani s’ka treguar asnjë rezultat të duhur, askush s’di ku janë këto rezultate? Tregu i mbushur me mallra të shteteve tjera!
Bilanci i eksportit me import është 10 % me 90% kjo të tregon gjithçka!
Çka subvencionet? Raporti po tregon se, pjesa dërmuese e subvencioneve shkon aty ku aspak nuk ndikon në përmbushjen e nevojave të konsumatorit në Republikën e Kosovës!

Çështja tjetër, sa subvencionet i ndihmuan çështjes punësimit, edhe këtu gjendja është katastrofike!
Tjetër çështja është se, cilat biznese dolën nga kriza me ndihmën e subvencioneve, a ka të dhëna Komuna, apo Qeveria?

Këto ndihma, sa e ndihmojnë biznesin, dhe fermerët, apo e bëjnë një lloj kategorie të parazitëve?
Përveç si parazit, këta dekurajojnë bizneset dhe fermerët e suksesshëm, sillen e pështillen, apo pjesën dërmuese të kohës e kalojnë në zyret e drejtorisë e cila ndan subvencione, apo ministrisë dhe presin, lëmoshë!
Kështu tani bëhen edhe klient të subjekteve politike të cilat janë në pushtet komunal, dhe të nivelit qendror!
Çështja e ndarjes së subvencioneve kjo mbetet një temë në vete!
Kjo, bëhet në atë formë që të gjithë nga pak, askush të mos mbetet me vaj!
Në vend se të koncentrohen te fermerët, e bizneset e suksesshëm, të cilët do shtojnë kapacitetet e tyre, si në prodhim e inkuadrim të qytetarëve, ato ndahen:,, për çdo shtëpi nga një dhi”! Tani me këtë mënyrë të ndarjes, në Kosovë akoma kemi një bujqësi ekstensive!

Çka do të thotë, financojmë familjen me subvencion e jo bizneset e vogla me dy e tre punëtor apo bizneset e mesme!
Produktiviteti, rentabiliteti, nuk do të jetë në nivelin e kënaqshëm me një bujqësi ekstensive, por, duhet financuar në bujqësinë intensive!
Tani, financohen sera familjare, koshere të bletëve për familje, dy lopë një makinë mjelëse!

Në pemëtari, fermerëve iu ipen fidane, por, ku të plasohen ato prodhime, nuk sigurohet tregu, ruajtja e tyre, frigoriferët si dhe pajime përcjellëse për ruajtje të prodhimeve, grumbullim, garantimin e tregut!

Kjo, formë e subvencionimit me së paku i ndihmon biznesit e fermerit, prodhoni e pastaj varrosni nëpër ara e male, për treg askujt nuk i intereson!

Edhe për subvencione duhet të ketë plan, strategji, dhe t’i njoftoj bizneset, fermerët se cilat veprimtari do të subvencionon!
Duhet bërë analizë të thellë e të detajuar, çka i mungon konsumatorit e tregut, si të furnizohet, nga të sigurohet lënda e parë si dhe plasimin e tyre, kontakte permanente me biznesmenët e fermerët!

Përcjellja, në çdo kohë, si po shpenzohen subvencionet, a i posedojnë parimet, fidanë, fondin për të cilin e kanë marrë subvencionin!

A ia vlenë barra qeran për disa veprimtari, disa biznese, apo për disa ferma të ndihmohen me subvencione?

Por, nuk duhet hedhur paranë e qytetarit poshtë e lartë pa kurrfarë mbikqyerje, kontrolli!
Edhe për subvencione duhet dhënë llogari, raport para Kuvendit, por, sikur vendimi për ndarje, edhe llogaria për shpenzime, të paraqitet para deputetëve, apo këshilltarëve!

Raporti duhet jetë i detajuar, për çdo shpenzim, ku janë shpenzuar, sa përfitime ka fermeri apo biznesmeni, sa kontribuojë në buxhetin e shtetit, dhe me çfarë çmimi konkurrojë në treg!

Subvencioni, duhet edhe të ndikoj në inkuadrimin e fuqisë punëtore, jo të merr dhjetë vite subvencion pa një person të inkuadruar!

ARKATANA

Njëherit duhet pasur kriter, që në aplikacion të potencohet edhe për çështjen e punësimit, sa persona mund t’i punëson?

Të subvencionohen serat, që njëzet vite kjo s’do koment, ku gjenden ato sera, për skrap janë dërguar, kjo vërehet edhe eksport importi me Shqipëri, me shumë eksportojmë mbeturina të hekur!

Kur, jemi të OJQ, këtu akoma ma keq e kemi gjendjen, si shpenzohen këto mjete, duhet auditorët gjithëher t’i përcjellin, formohen për t’i marrë disa mjete, me pastaj humbin rrugës diku, e ku mbet llogaridhënia?

S’ka raportim, çfarë të mirë i sollën komunitetit? Apo, vetëm disa trajnime, takime, nga një kafe!
Epilogu i këtyre aktiviteteve të tregohet, të raportohet, ku filluan dhe çfarë do bie fitojë komuniteti!
Por, nuk duhet hedhur paranë e qytetarit poshtë e lartë pa kurrëfar mbikqyerje, kontrolli!
Edhe për subvencione duhet dhënë llogari, raport para Kuvendit, por, sikur vendimi për ndarje, edhe llogaria për shpenzime, të paraqitet para deputetëve, apo këshilltarëve!

Raporti duhet jetë i detajuar, për çdo shpenzim, ku janë shpenzuar, sa përfitime ka fermeri apo biznesmeni, sa kontribuojë në buxhetin e shteti, dhe me çfarë çmimi konkurrojë në treg !

Subvencioni, duhet edhe të ndikoj në inkuadrimin e fuqisë punëtore, jo të merr dhjetë vite subvencion pa një person të inkuadruar!

Njëherit duhet pasur kriter, që në aplikacion të potencohet edhe për çështjen e punësimit, sa persona mund t’i punëson?

Të subvencionohen serat, që njëzet vite kjo s’do koment, ku gjenden ato sera, për skrap janë dërguar, kjo vërehet edhe eksport importi me Shqipëri, me shumë eksportojmë mbeturina të hekur!
Kurse te financimi i sportit, sidomos ato sporte që federatat e tyre janë të njohura ndërkombëtarisht, tani duhet të krijojnë të hyra vetanake, e jo te presin nga shteti, duhet të kenë rezultatet e duhura, prandaj, le të krijojnë të hyra, ato sporte që janë profesionale, s’duhet financuar!

Pasi klubet kanë edhe pronarin, shteti me s’ka përse të financon! Federatat e klubeve financohet nga Federatat si UEFA, FIFA!
Është koha e fundit, subvencionet mos të ndahen si gjerë me tani!

Pa rezultate, biznesit apo fermerëve nuk duhet vazhduar subvencionimi!
Të kërkohet llogari, për çdo para të shpenzuar të taksapagueseve!
Sa më shumë, që financojmë nga subvencionet, si shoqëri, fitojmë dembelizëm, parazit, besa edhe keqmenaxhues të parasë publike, jo të gjithë!

Nga ky financim, partitë politike iu mundësohen të krijojnë klientilstë, simpatizues, përkrahës, dhe votues, në zgjedhje!
Për atë, edhe kontrolli dhe raportet, nuk paraqiten në nivelin e duhur, sa u shpenzuan, si u shpenzuan, dhe çka fitojë konsumatori nga ky financim?
Në një shtet, ku subvencionet vazhdojnë, në mënyrë të pa kontrolluar me u nda, pa llogaridhënie, në atë shtet “lypsarët” dhe parazitët shtohen!
Subvencioni, është një lloje shtyrje, ndihmë e momentit, e jo derisa të jeni gjallë në këtë jetë të merr infuzion nga shteti!

Ndihma e parë, në shëndetësi i ipet pacientit deri te spitali, por jo të mbahet në automjetin e ndihmës së parë, me vite!
Në Kosovë, kjo vazhdon, po vazhdon me decenie!
Prandaj, është koha e fundit që të ndryshohen të shpenzuarit e subvencioneve në ketë mënyrë! Çka është mjaftë, është mjaftë! /nuhi nuhiu/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.