RCCOLA

Nuhiu: Buxheti edhe i mjerimit, edhe i keq menaxhimit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuhi Nuhiu ekspert nga radhët e AKR-së dhe ish drejtor për buxhet dhe financa duke komentuar raportin raportin financiar thotë se ky raport nuk mundet të quhet i tillë, derisa nuk është transparent. Që në fillim të raportit ka lëshime të mëdha, sa i përket mënyrës së hartimit të tij. Duke filluar te mos komentimi i tabelave. Për ata që nuk kanë, njohuri në lëmin e financave, është një mjegulli e sojit të vet. Që në fillim shihet, se kjo qeverisje Komunale, është larg menaxhimit të një buxheti, i cili është buxhet i mbijetesës. Edhe këtë buxhet prej 22 milionë euro, s’ka mund t`i shpenzojë shprehet ai.

Nuhiu thotë se ky buxhet nuk është shpenzuar për 4% dhe atë është dëmtuar pjesa, e shpenzimeve kapitale. Shpenzimet kapitale në bazë të planifikimit janë më të vogla për 7%. Të të gjitha kategoritë ekonomike, kemi mos shpenzim të buxhetit të planifikuar. Mos shpenzimi dhe hyrja në obligime është keq menaxhim.

Në njërën anë kemi mos shpenzim në 1.3 milion €, në anën tjetër kemi obligime në shumë mbi 2.5 milion€. A do shumë koment. Njashtu, në të njëjtën kohë kemi bartje të mjeteve nga viti 2017 në vitin 2018. Buxheti i shpenzuar për paga e mëditjet 66%. Kurse për shpenzime kapitale vetëm 17 %, kjo ka ndodhur dhe ndodhë, gjithherë kur LDK është në pushtet, këtë % kurrë nuk guxon ta kaloj, aty e ka kufirin.

Në raportin financiar, që nga viti 2014 kur LDK erdhi në pushtet, asnjëherë nuk i paraqet obligimet kontingjente. Por me të marrë pushtetin, ajo në mënyrën ma pompoze dilte dhe trumpetonte se, qeverisja e PDK -së na i ka lënë 9 milion €. Çka u bë tani , përse nuk i paraqiten këto obligime në Raportin Financiar?

Me siguri tani ajo shifër është diku mbi 20 milion €. Tani heshtë kryetari me qeverisjen e tij. Kryetari hesht, e këshilltarët komunal as që e marrin mundin të diskutojnë për një menaxhim aspak të mirë të këtij buxheti.

UBT

Struktura me këta këshilltar le shumë për të dëshiruar. Në vend se, ta ngritin zërin ekonomistët në Kuvend, atë e bëri një këshilltar i VV dhe atë me profesion i gjuhës e letërsisë shqipe.

Sa i përket çështjes së grantit qeveritar, Kryetari Lutfi Haziri në fushatë, premtojke miliona nga qeveria, e, tani ?Tani thotë se buxheti po ndahet sipas formulës, kryesore për te me marrë mandatin. Ku janë donatorët e dhjetëra milionave?

Në vend të milionave, tani kemi në buxhet nga donatorët 300 mijë €. Te të hyrat vetjake, edhe pse falën borxhe realizim më pak se planifikimi për 11.4€, Kurse te shpenzimet në kode ekonomike vlen ta theksoj, Dietën buxhetore -Në telefoni mbi 40 mijë € – Vala 16 mijë € -Karburante 120 mijë. Udhëtim dhe mëditjet jashtë vendit mbi 40 mijë€. \

Dhe krejtësisht në fund. Përse hartuesi i Raportit Financiar nuk e paraqet tabelën komulative të shpenzimeve. Me mos arsyetimin në tabelat financiare, pastaj të tabelës komulative. Si dhe shpjegimeve shtesë, përse nuk janë realizuar të hyra ,si dhe Obligimet Kontigjene.

Kjo, vetvetiu flet se ky raport nuk është i duhuri, dhe ky raport nuk është transparent. Kësaj i thonë,,Lëre që gomari bishtin cubë, por edhe Dauti i ka hypur”. Lëre që buxhet i mjerimit, por edhe i keq menaxhimit shprehet Nuhi Nuhiu./rajonipress/