Nuhiu: Anglia një ëndërr që u bë realitet
Përforcimi më i ri i Sheffield Wednesdayt, Atdhe Nuhiu thotë se Anglia ishte një ëndërr e cila tash u bë realitet për të.
Futbollisti shqiptar iu bashkua ekipit Owls, me të cilin nënshkroi kontratë trevjeçare të premten, ndërsa shpreson të ketë karrierë të suksesshme në Championship.
“Ishte një ëndërr për mua të vija këtu në Angli. Ky është tipi i lojës që më përshtatet. Ishte një hap i mirë të vija këtu. Jam ende i ri, 23, shumë shpejt 24 vjeç dhe jam i uritur për suksese”, deklaroi Nuhiu në prezantimin e tij, transmeton INA.
“Nëse do të mund të bëja gjëra të mira me këtë ekip, do të isha edhe më i lumtur”, vazhdoi ish futbollisti i Rapid Vjenës, i cili kishte mundësi të transferohej edhe në Crystal Palace apo ekipe tjera, por e zgjodhi Sheffieldin, për shkak të emrit dhe namit që ka në futbollin britanik.
Ai e përshkruan lojën e tij, duke thënë se është i mirë në ajër, por që ka aftësi ta mbajë topin dhe të shërbejë për lojtarët tjerë.
Nuhiu nuk është në formën më të mirë fizike ende dhe e pranon se i duhen përgatitje, për të qenë 100 për qind./tribuna/


