Nuhiu, 60 minuta në humbje
Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu luajti për 60 minuta me skuadrën e tij Sheffield Wendnesday në humbjen ndaj Ipswich Town me rezultat 2:1. Nuhiu u paraqit për 60 minuta në këtë ndeshje duke treguar një lojë mjaftë të mirë për tu zëvendësuar më pas nga sulmuesi tjetër Best.
Nuhiu deri më tani në paraqitjet e skuadrës së tij ka shënuar tetë gola duke treguar një formë të lartë në skuadrën e tij. Sheffield pas kësaj humbje pozicionohet në pozitën e 16-të me 53 pikë të tubuara.

