UBT

Novobërda rrugës së partneritetit me St. Gallenin

/ 7 minuta lexim

Ministri Makolli dhe kryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri, u pritën nga kryetarja e Kuvendit të St. Gallenit, Patrizia Wenk

Me ftesë të kuvendit komunal të St. Gallenit, të enjten qëndroi në Zvicër një delegacion nga Kosova me ministrin e Diasporës Ibrahim Makollin dhe kryetarin e komunës së Artanës (Novobërdë), Bajrush Ymerin në krye. Në delegacion bënin pjesë edhe konsulli i Kosovës në Cyrih Sali Sefa, këshilltari i ministrit të diasporës, Ahmet Asani dhe Zeqir Sadrija, anëtar i partisë së Gjelbër në St. Gallen.

Delegacioni nga Kosova u prit nga kryetarja e Kuvendit Komunal të St. Gallenit Patrizia Wenk në njërën nga sallat e muzeut të qytetit në një tryezë bashkëbisedimi me karakter njoftues. Kryetarja Wenk e njoftoi delegacionin nga Kosova me mënyrën e funksionimit të jetës politike në asamblenë komunale të St. Gallenit, ndërkohë që ajo u shpreh e lumtur që ka rastin të njihet nga afër me organizimin e jetës politike në komunat e Kosovës.

Qëlllimi i këtij takimi ishte hapja e një debati për të parë më për së afërmi mundësitë i dy komunave për një bashkëpunim më konkret siç është partneriteti apo binjakëzimi i dy qyteteve. Një falënderim për këtë nismë e mori z. Zeqir Sadrija, i cili bashkë me këshilltarin e minsitrit, Ahmet Asanin, kanë iniciuar këtë takim.

Me të marrë fjalën, ministri Makolli u shpreh mirënjohës për përkrahjen e drejtëpërdrejtë të shtetit zviceran në Kosovë si dhe pranimin e madh të refugjatëve shqiptarë gjatë krizës në Kosovë. „Zvicra u shndërrua në atdhe të dytë të qindra mijëra shqiptarëve në periudhën më të rëndë të popullit të tonë. Dhe për këtë ne ju jemi shumë mirënjohës”, ka thënë Makolli,l duke veçuar edhe brengën e shtetit të Kosovës se disa nga mërgimtarët tanë jo gjithnjë sillen koform rregullave dhe ligjeve të shtetit zviceran. Por, siç u shpreh ai ju siguroj se kjo është një pakicë që nuk guxon assesi të ndikojë negativisht në shumicën dërmuese që jeton dhe kontribuon në mirëqenien e jetës këtu.

Ndërkohë ministri Makolli, ndër të tjera u shpreh se kombëtaren zvicerane e cilësojmë si kombëtare tonën, sepse, siç tha ai, ne nuk kemi kombëtare tonën në Kosovë. Ministri Makolli ftoi kryetaren e asamblesë komunale për një vizitë në Kosovë.

Ndërsa kryetari i komunës së Artanës, Bajrush Ymeri, tha se ne kemi krijuar një përvojë të mirë pune me organizata zvicerane. Ka tri vite që bashkëpunojmë dhe jemi duke realizuar projekte shumë të rëndësishme për qytetarët tanë. Unë shpresoj që tani e tutje ne të mund të kemi një bashkëpunim më të thellë në të mirë të qytetarëve tanë. Ai i njoftoi të pranishmit mbi multietnicitetin e komunës së Artanës ku rreth 65 përqind e përbejnë sërbët, por unë ka pesë vite që jam kryetar i kësaj komune përkundër kësaj përqindjeje.

„Qytetarët e komunës sime, sidomos ata serbë, në zgjedhjet e 2009-ës kanë dhënë një shembull unik, ku në garën mes një shqiptari dhe një serbi, rreth 30 përqind të komunitetit serb, votojnë një pjesëtar të komuniteit shqiptar”, tha Bajrush Ymeri duke përsëritur ftesën zyrtarëve të St. Gallenit për ta vizituar Kosovën.

Me gjerësisht rreth pervojave të binjakëzimit dhe si njohës i mirë i problemeve ballkanike foli pedagogu dhe politologu, Arne Engel, i cili një pjesë të jetës së tij e kishte kaluar në territorin e ish-Jugosllavisë i angazhuar në shpërndarje të ndihmave humanitare të kishës evangjeliste në Zvicër. Me anë të projekteve, tha ai, kam udhëtuar së pari në Kroaci, pastaj Serbi, Bosnjë, Maqedoni dhe së fundi në Kosovë. Në Serbi, tha ai më tej, kemi vite që kemi krijuar një partneritet me komunen e Somborit duke shkëmbyer kështu përvoja dhe ide me projekte konkrete në përmirësimin e jetës atje. Të njëjtën gjë tha ai, natyrisht që jemi të interesuar ta ndajmë edhe me ju.

Uji Dea

Engeli, mendon se komuna e Novobërdës me multietnicitetin që prezanton ka ngjashmëri me jetën në Zvicër, prandaj dhe është interesante për ne.
„Ka dy modele të partneriteteve mes qyteteve”, tha ndër të tjera Engeli. „Njëri model është kur parlamenti i një qyteti bashkëpunon me parlamentin e qytetit tjetër, që është tepër zyrtar. Kurse kjo që kemi zgjedhur ne, është një rrugë tjetër në rrafshin e shoqësië civile, ku qytetarët e angazhuar këtu, bëjnë një partneritet me qytetarët atje”.

Kërkesës së albinfos për një prononcim rreth takimit me delegacionin nga Kosova, kryetarja e asamblesë komunale, Patrizia Wenk, iu përgjigj me kënaqësi duke thënë se kishte dëgjuar për këtë medium. Komentit tonë se duket që qyteti i St. Gallenit po shkon drejtë partneritetit me komunën e Artanës, ajo iu përgjigj se tani jemi në fazën fillestare dhe se deri te finalizimi nevojitet kohë dhe punë shtesë.

Natyrisht, tha ajo, ne jemi të interesuar për një bashkëpunim më të thellë që do të shërbente për shkëmbim idesh e nevojash mes këtyre dy qyteteve. Pyetjes se a do ta vizitojë Kosovën, pas ftesës që mori nga kryetari i komunës dhe ministri, ajo iu përgjigj se është e gatshme ta bëjë këtë, posa të thellohet bashkpunimi﷽﷽﷽﷽hkj posa të njëreh e gatshme ta btjes se a do ta vizitojkryetaren e asamblesëpunimi, duke plotësuar se njeh mjaft shqiptarë që jetojnë këtu dhe se do të ishte interesante vizita atje.

Kurse kryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, i pyetur se deri ku ka arritur bashkëpunimi me qytetin St. Gallen, tha se ai pret që nga ky bashëpunim „të mësojmë e të marrim edhe modele më të mira të qeverisjes lokale këtu në St. Gallen, të cilat ne mandej mund ti implementojmë tek ne”.

Po sa është afër binjakëzimi? Duke pasur parasysh se takimi i parë ishte njoftues, unë besoj shumë shpejt se këto biseda do të intensifikohen dhe pastaj do të vazhdojmë bashkëpunimin në të mirë të avancimit të kësaj iniciative.

Pas këtij takimi, komuna e St. Gallenit, shtroi një darkë për nder të mysafirëve, të cilët më pas i priste komuniteti shqiptar në sallën Kreuz në St. Gallen.

Në takimin tjetër që pati delegacioni nga Kosova me bashkatdhetarët tanë të organizuar në qytet patën rastin ministri Makolli sikunder edhe kryetari i Komunës së Artanës, Bajrush Ymeri të dëgjojnë më për së afërmi brengat e qytetarëve, sikur është preuokpimi i mergatës sonë me përfaqësuesit e diasporës në Parlamentin e Kosovës.

Mungesa e një manuali tursitik që do t ndihmonte jo vetëm turistët e huaj, por edhe vetë ne mërgimtarët e veçmas fëmijët tanë që kanë lindur dhe janë rritur jashtë Kosovës, të orientohen përmes një harte turistike për vizitë vendeve turistike në Kosovë, u përmend mes tjerash në takimin që pati delgacioni nga Kosova me bashkatdhetarët tanë.(albinfo.ch)