UBT

Novobërda kërkon ta ndryshojë statutin e saj komunal

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në mbledhjen e së hënës të Kuvendit Komunal me propozimin e Bajrush Ymerit është vendosur që të shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit Komunal.

Komuna e Novobërdës shumë shpejt mund ta ndryshojë statutin e saj komunal,pasi këshilltarët komunal të hënën e kanë aprovuar kërkesën e Bajrush Ymerti për t`i hapur rrugë ndryshimit dhe plotësimit të statutit të kësaj komune.

Këshilltarët komunal gjithashtu kanë diskutuar dhe më pas i kanë aprovuar edhe vendimet për diskutim publik të Rregullores për ndarjen e subvencioneve, vendimin për participim të projekteve nga kodi i arsimit,vendimin për diskutim publik për projektin “Plani Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës”, plan ky i hartuar në bashkëpunim me teatrin “ODA” dhe ekspertë ndërkombëtar.

Fidanishtja

Asambleja e Novobërdës ka aprovuar edhe vendimin për Aprovimin e Rregullores mbi mënyrën dhe kushtet e eksploatimit të rërës dhe gurit natyror në territorin e Komunës së Novobërdës,si dhe vendimin për Aprovimin e Rregullores për korrje-shirje.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për raportin e inspeksionit komunal dhe si është raportuar për gjendjen në sektorin e bujqësisë ku është thënë se janë të gatshëm për të filluar me korrje shirjet./rajonipress/