UBT

Noti kundër tensionit të lartë

/ 2 minuta lexim

Dalëngadalë po na vjen moti i mirë, ndërsa me të edhe sezoni i larjes. Ata që i mundon hipertensioni ndoshta mund të gjejnë zgjidhjen për të gjitha problemet në – not!

Hulumtuesit e Universitetit në Texas kanë konstatuar që noti mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut.

Në studimin e parë kanë përfshirë 43 persona me moshë mesatarisht 60 vjet, të cilët kanë qenë të sëmurë nga hipertensioni apo prehipertensioni. I kanë ndarë në dy grupe: njëri grup ka notuar në pishinë tri-katër herë në javë gjatë periudhës prej 12 javësh, ndërsa grupi tjetër kanë bërë ushtrime relaksuese. Notuesit mesatarisht kanë kaluar 45 minuta në pishinë.

Mobi Casa

Në fund të hulumtimit, të testuarit gjatë tërë ditës kanë mbajtur monitorë mobilë, me të cilët ekspertët kanë përcjellë tensionin e tyre të gjakut. Kanë konstatuar se si notuesit kanë ulur tensionin e tyre prej 128 mm Hg nga fillimi i studimit në 119 mm Hg. Hulumtuesit po ashtu me ultrazë kanë matur se si zgjerohen enët e gjakut të të testuarve si përgjigje ndaj qarkullimit të gjakut dhe po ashtu kanë konstatuar dobitë e notit për hipertension. Tensioni nuk është ulur tek të testuarit që janë marrë vetëm me ushtrimet relaksuese.

Noti shpesh iu rekomandohet personave më të moshuar si ushtrime për moshën e tyre, pasi që është i lehtë për nyjat: “Notimi është formë shumë atraktive e ushtrimeve. Është në dispozion për të gjithë dhe nuk është i shtrenjtë. Për shkak se nuk përfshin mbështetjen e peshës së trupit, nuk shkakton vështirësi për gjunjët dhe këmbët”, ka shpjeguar Hirofumi Tanaka, një nga udhëheqësit e hulumtimit të publikuar në revistën “American Journal of Cardiology”.

Ekspertët kanë theksuar se si nuk janë të sigurt nëse këto efekte pozitive të notimit zgjasin apo reduktojnë rrezikun e përgjithshëm nga sulmi në zemër apo tru. Por një gjë është e sigurt, ushtrimet e rregullta me intensitet të moderuar nuk ju bëjnë dëm./koha.net/