ARKATANA

Nostalgjike – Dikur krenari, tani deponi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sylejman Ismajli – Qyteti i Gjilanit në fund të viteve të 60, po bënte revolucion me lojën e hendbollit. Skuadra e Bozhurit e cila kishte marrë emrin nga Kombinati i Duhanit – i cili prodhonte pakot e cigareve me emrin Bozhur, po arrinte rezultate kulminante në lojën e hendbollit e cila vazhdimisht ishte në krye të tabelës, ndërsa edhe ishte inkuadruar në Ligën e dytë të hendbollit të ish-Jugosllavisë, e cila me pak fat ka mundur edhe të inkuadrohet në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Në atë kohë, dita e diel për qytetarët e Gjilanit ishte ditë feste, të gjitha rrugët qonin te Kombinati i Duhanit në fushën e betonuar për të përcjellë yjet Gjilanas. Ndeshjet fillonin në ora 10, nuk kishte vend as gjilpërën ku ta vendosësh, i gjithë qyteti ishte në këto shkallë e jashtë saj, aty këndohej e duartrokitjet nuk mungonin asnjëherë, ishte nder të jesh shikues në shkallët e këtij stadium, kërkesat ishin të jashtëzakonshme, ndërsa ky stadium pranonte dikund rreth 2,500 shikues.

Uji Dea

Ishin emra të mëdhenj të asaj kohe të lojës së hendbollit, ishte gjeneratë e artë siç ishte: Dergut Abdullahu, Shaban Kastrati, Rifat Pajaziti, Muhamet Ahmetaj, Hysen Hyseni, Enver Haziri, Muharrem Gashi e shumë emra të mëdhej të tjerë, të cilët në fushën e betonuar shumë herë ndeshjet i përfundonin të gjakosur.

Por, sot fatkeqësisht kjo fushë ka mbetur në fatin e askujt, ajo është shndërruar në deponi ndërsa shikuesit e gjeneratave pak më të vjetra kujtojnë me shumë krenari këtë fushë, që u dhanë shumë emocione të krenarisë. Në botën e civilizuar kjo fushë do të ishte ruajtur me shumë krenari, do të shndërrohej në një muze, pasi po në këtë stadium lindën hendbollistët që vunë themelet e hendbollit të popullit shqiptarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.