Uji Dea

Norwichi e zbret çmimin e Rashicës, gjithçka do të vendoset këtë javë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E ardhmja e Milot Rashicës do të zbulohet përfundimisht këtë javë.

Norwich City ka vendosur ta shesë yllin kosovar, i cili nuk pranon të luajë në Championshipin anglez.

Sipas mediave turke, klubi britanik e ka zbritur madje çmimin e kartonit të përfaqësuesit kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

Vushtrriasin e kërkon mbi të gjitha Galatasaray, i cili dëshiron ta blejë kartonin e tij pas një sezoni fantastik që e pati ish-futbollisti i Werder Bremenit në Stamboll.

Gjithnjë sipas mediave turke, Norwichi e ka zbritur në 6,5 milionë euro kërkesën për futbollistin ofanziv.

Fundamenti

Nga ana tjetër, turqit e kanë ndërmend të negociojnë edhe një herë të fundit me ata anglezë, në një takim që mund të jetë vendimtar.

Bile, Rashica do ta kuptojë se ku do të luajë në edicionin e ardhshëm qysh këtë javë, kur pritet të definohen të gjitha gjërat.

27 vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për ta vazhduar eksperiencën në Turqi, ku po ndihet mjaft mirë dhe ku e ringriti karrierën e tij që e kishte marrë tatëpjetën, shkruan “Gazeta Express”.

Rashica i realizoi 6 gola dhe i bëri 7 asistime në 30 ndeshje të zhvilluara me Galatasarayn në sezonin 2022/23, të cilin e kaloi në formë huazimi në Superligën turke. /Gazeta Express/