United Hospital

Norvegjia konfirmon angazhimin dhe mbështetjen për Gjilanin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim informues ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, i cili vizitoi këtë komunë për t’u njohur nga afër me zhvillimet e përgjithshme.

“Unë e njoftova lidhur me zhvillimet dhe interesat që ka Komuna e Gjilanit. Me këtë rast e falënderova ish-ambasadorin Brathu dhe tash ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e Ambasadës ndaj qytetarëve të komunës sonë, ndaj të rinjve e të rejave. Norvegjia ka një peshë dhe rol të veçantë dhe një angazhim e interesim serioz sa i përket komunës sonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkohë, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur.

Mobi Casa

Sjaastad, përveç tjerash, ka konfirmuar mbështetjen Ambasadës së Norvegjisë për qytetarët e Gjilanit edhe në të ardhmen.

Përndryshe, në takim ka marrë pjesë edhe Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.